Kombëtarja shqiptare e futbollit rikthehet në shtator

24 Gusht 2020 | 16:42

Pas një shkëputjeje shumë të gjatë për shkak të Covid-19, më në fund edhe kombëtarja shqiptare e futbollit do të rikthehet në fushën e lojës. Kuqezinjtë do të nisin fushatën më edicionin e dytë të ligës së kombeve muajin që vjen.

Shqipëria luan ndeshjen e parë ndaj Bjellorusisë në 4 Shtator, në Minsk, dhe tre ditë më pas rikthehet në Air Albania Stadium” për t’u përballur me Lituaninë, rivali tjetër i grupit në këtë edicion të Kupës së Kombeve.

Tekniku Edoardo Reja nuk ka pasur shumë kohë në dispozicion për të stërvitur skuadrën pasi dy miqësoret e muajit mars përballë Sllovenisë dhe San Marinon u anuluan për shkak të COVID- 19.

Kjo periudhë pauze pritet të ndikojë jo pak në punën e teknikut italian.

Përfaqësuesja shqiptare ndodhet në grupin e katërt të ligës C së bashku me Bjellorusinë Lituaninë dhe Kazakistanin.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026