Stankoviç: Kam ardhur për futboll, çdo gjë tjetër s’më intereson

24 Gusht 2020 | 18:36

Tirana dhe Ylli i Kuq do të masin nesër forcat për të përcaktuar se cila prej tyre do të kalojë në fazën tjetër të Champions League. Trajneri i ekipit serb, Dejan Stankoviç gjatë konferencës për mediat tha se, e dinë se ccfarë u pret dhe për këtë kanë marrë masat.

“Çdo gjë varet nga ne. Nuk duhet të nxitojmë, të dalim përpara gradualisht dhe të fitojmë ndeshjen. Unë kam ardhur të luaj futboll dhe nuk me intereson asgjë tjetër. Me vjen keq që luajmë pa tifozë dhe shpresoj që sa me shpejt kjo situatë të përfundojë. Faktin që luhet me ndeshje teke ka ndikim, por ne jemi të përgatitur për këtë ndeshje dhe kemi besim. Mendoj se për Tiranën di mjaftueshëm. Mendoj që është një ekip kompakt dhe i shpejtë”, deklaroi ish-lojtari i Interit.

540x 850trening

Nga ana tjetër, trajneri i Tiranës, Emanuel Egbo u shpreh se lojtarët duhet të futen në fushë për të dhënë maksimumin pa marrë parasysh se cili ekip ka përballë.

“Do jemi 11 kundër 11 dhe ne do futemi për të dhënë 100% në fushë. Nëse japim maksimumin atëherë çdo gjë varet edhe nga ne. Besoj se Tirana ka mundësi. Në Champions pamë që ecën ekipe si Lyon ose PSG, çdo gjë është e mundur. Duhet të luajmë si përballë Dinamo Tbilis dhe kam besim se skuadra do futet për kualifikim”, u shpreh Egbo.

Trajneri i Tiranës kërkoi që të lihet veç tensioni nacionalist i krijuar për këtë përballej duke thënë se, ata kanë përgjegjësi për atë që ndodh brenda fushe.

Dhe kapiteni, Idriz Batha tha se nuk e sheh si “luftë politike” takimin por si ndeshje futbolli. “I respektojmë kundërshtarët por që në 90 minuta mund të ndodhë çdo gjë. Çdo ndeshje ka peshën e vet. Tani që kaluam Dinamon vështirësia rritet por shpresojmë të japim akoma më shumë se ç’dhamë pjesën e parë”, tha Batha.

118314027 10158869951624884 5099156237415388841 o

Lexoni gjithashtu:

Ekipi serb mbërrin në Tiranë, Policia masa të rrepta për të garantuar siguri për Crvena Zvezda

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026