Akuzat për mashtrim, Neymar flet në gjykatë: Unë firmos gjithçka që më thotë babai
Ylli i Paris Saint-Germain, Neymar ka thënë në një gjykatë të martën se ai nuk mori pjesë në negociata për transferimin e tij te Barcelona nga Santos, në vitin 2013.
30-vjeçari së bashku me prindërit e tij, ish-presidentët e Barcelonës, Sandro Rosell dhe Josep Maria Bartomeu, ish-presidenti i Santos, Odilio Rodrigues dhe përfaqësuesit e të dy klubeve janë në gjyq nën akuzat për mashtrim dhe korrupsion mbi transferimin e tij, akuza të cilat ata i mohojnë.
Santos mësohet se ka marrë rreth 79.2 milionë fonde për transferimin e Neymar në Barcelonë, por grupi brazilian i investimeve DIS, i cili zotëronte atë kohë 40% të të drejtave ekonomike të Neymar gjatë kohës që ai ishte në Santos, pretendon se humbi shumë ekonomikisht për shkak se çmimi i lojtarit ishte shtrembëruar, raporton KosovaPress.
Paulo Nasser, avokat që përfaqëson firmën, pretendoi javën e kaluar se Neymar tradhtoi besimin e tyre dhe grupi i investimeve dëshiron që braziliani të marrë një dënim me pesë vjet burg.
Ndërkohë, prokurorët spanjollë po kërkojnë një vendim me dy vjet burg dhe një gjobë prej 10 milionë euro për Neymar, si dhe një dënim me pesë vjet burg për Rosell nëse shpallet fajtor.
LEXONI GJITHASHTU:
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset