Gjimnazi me detyrim? Pedagogët: Nxënësit deri në 18 vjeç duhet të jenë në shkollë

19 Tetor 2022 | 15:44

Largimi i të rinjve, pa mbushur moshën 18 vjeç, po vjen duke u shtuar.

Sipas statistikave, 5% e të rinjve nuk regjistrohen në gjimnaz dhe një numër i konsiderueshëm e braktisin shkollën para se të arrijnë klasën e Maturës.

“Arsimi i mesëm ka qënë dikur me detyrim pastaj është librealizuar. Do të ishte shumë që të ishte i detyrueshëm. E para që të mos rritet një brez injorantësh, të mos braktisin shkollën, ta kenë të detyrueshëm. Në momentin që njeriu mbaron mësimin e detyrueshëm, është i përgatitur edhe për një treg punë edhe për të ikur jashtë”, thotë pedagogu Aleksandër Biberaj.

“Nëse do të ishte një arsim i detyrueshëm. mbase çdo nxënës do të merrte një zanat dhe të orientohet në tregun e punës”, theksoi pedagogu Alban Rakipi.

Pedagogët, thonë se kjo vjen si pasojë e politikave të gabuara nga qeveria. Një ndër to është dhe fakti që arsimi i detyrueshëm në Shqipëri nuk përfshin 3 vitet e shkollës së mesme.

“Qeveria duhet të ketë politika stimuluese për brezin e ri, përmes arsimit. Në moshën 14-18 vjeç, është mirë te jenë në bankat e shkollës, janë shumë të rinj për t’u përballur me jetën dhe pastaj mund të marrin rrugë të gabuara”, nënvizoi Biberaj.

shumë të rinj nga fRanca kanë zgjedhur mënyrën e ikjes dhe të themi që kjo është një fatqeqësi duhet bërë një gjë në këtë drejtim. Duhet një politikë më e mirë menduar afatgjatë në mënyrë që qoftë ksuhtet e zhillimit të mësimit por dhe të punësimit të më jenë më të favorshme për këta individë”, sipas Rakipit.

Në planin e strategjisë së Ministrisë së Arsimit, nuk është përfshirë një plan i tillë. Në këto kushte, të rinjve largohen dhe kërkojnë një të ardhme, jashtë Shqipërisë.

Në shumë vende të Bashkimit Europian, arsimi i detyruar përfshin edhe gjimnazin. Në Maqedoninë e Veriut prej vitit 2008 gjimnazi eshte me detyrim.

Kjo ka sjellë më shumë nxënës në bankat e shkollës e larg rrugës, ku e ardhmja është e pasigurt. Kushdo që nuk e respekton, gjobitet me 1 mijë euro.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026