Të dënuar për grup kriminal e drogë, OFL-ja vë në shënjestër 6 persona problematikë

26 Gusht 2020 | 10:26

Operacioni Forca e Ligjit iu është drejtuar sot disa emrave të njohur në qytetin e Elbasanit, Durrësit dhe Tiranës.

Euronews Albania mëson se subjektet, që duhet të plotësojnë formularin e deklarimit të pasurisë brenda afatit prej 48 orësh, janë shtetasit; Eldi Çala, Klement Çala, Luan Kokomani, Përparim Bermuça, Durim Bermuça dhe Arian Plaku.

Këtë persona, sipas policisë, rezultojnë të dënuar për një sërë veprash penale, si grup i strukturuar kriminal, vjedhje me armë, prodhim dhe kultivim lëndësh narkotike.

“Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme. OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special”, njofton policia. 

Pas këtij hapi, formularët e plotësuar do t’i kalojnë për verifikim SPAK-ut, i cili do të shqyrtojë deri në detaje deklarimet e subjekteve.

Në rast se pasuritë e subjekteve kanë burim kriminal dhe nuk justifikohet ligjshmëria e tyre, atëherë SPAK-u, sipas ligjit kërkon vënien nën sekuestro të atyre pasurive të paligjshme. Operacioni “Forca e Ligjit” vijon pa ndërprerje që nga muaji janar të dërgojë formularë për deklarimin e pasurive tek personat me të shkuar kriminale.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026