Kurti fton liderët e opozitës në takim, Haradinaj përgjigjet pozitivisht

19 Tetor 2022 | 18:27

Pas takimit me Gabriel Escobar, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka ftuar liderët e opozitës në një takim ditën e premte.

Lajmi është konfirmuar për Euronews Albania, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

Lulëzim Blaka, Drejtor për Informim në AAK, ka bërë të ditur se kreu i kesaj partie, ish-kryeministri, Ramush Haradinaj do të marrë pjesë në takim.

Një ftesë të tillë, por edhe pjesëmarrjen, ende nuk e kanë konfirmuar edhe dy liderët e tjerë opozitarë, Memli Krasniqi i PDK dhe ai i LDK, Lumir Abdixhiku.

Megjithatë, ftesë për këtë takim, kanë marrë edhe ata dy politikanë të tjerë. Ende nuk dihet formati i takimit, nëse Kurti do t’i takojë veçmas apo në një takim të përbashkët.

Kurti ka pritur sot në një takim Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për çështje evropiane dhe euroaziatike dhe njëherësh të dërguarin e posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Pas takimit, Escobar ka theksuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës e mbështesin Kosovën në aspiratat e saj evroatlantike.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026