Vrasja e 12-vjeçares në Francë rihap debatin për emigracionin
Rasti tragjik i Lolës ka tronditur qytetarët francezë dhe ka përçarë politikën.
Gjatë mbledhjes së qeverisë ditën e mërkurë, ekzekutivi vlerësoi “kurajën” e treguar nga prindërit e 12-vjeçares, që u vra në mënyrë mizore.
Tani, qeveria akuzon të djathtën dhe të djathtën ekstreme se po shfrytëzon ngjarjen. E marta shënoi nisjen e debatit në Parlamentin francez.
“Zonja kryeministre, 100 herë ju kemi pyetur mbi tolerancën ndaj emigracionit. Thirrjeve për të lënë vendin 90 për qind e të interesuarve nuk i përgjigjet”, tha Marine Le Pen, nga e djathta ekstreme.
“Po flisni pas një tragjedie. Le të respektojmë dhimbjen e familjes dhe të lëmë policinë të bëjë detyrën”, u shpreh Elisabeth Borne, kryeministre e Francës.
“Të bësh politikë me vdekjen e një 12-vjeçareje është e turpshme”, theksoi Eric Dupond Moretti, ministër i Drejtësisë.
LEXONI GJITHASHTU
E pazakontë, shkencëtarët bëjnë bukë duke përdorur majanë e gjetur në një mumje 5,000-vjeçare
Von der Leyen në Samitin BE-Ballkani Perëndimor: Procesi i zgjerimit të bllokut duhet më i shpejtë
Norvegjia kundërshton tarifat e reja: Nuk pajtohemi me vlerësimin e autoriteteve amerikane
- 18:04 Rama për Politico: Nëse nuk do të ishte Kushneri askush nuk do të fliste! Kryeministri kundërshton etiketimin “Revolucioni i Flamingove”
- 18:02 Rama me banorët e Zvërnecit: Pronarët privatë merren vesh privatisht. Nuk e vendos as qeveria e as protestuesit
- 17:53 Takimi me banorët e Zvërnecit, Rama mbërrin në pallatin e kulturës “Labëria”
- 17:47 Putini refuzon propozimin e Zelenskyy-t për një takim
- 17:42 FOTOLAJM/ Edi Rama publikon foton e fundit nga Mali i Zi me Kancelarin Friedrich Merz
- 17:42 Rama mbërrin me helikopter në Vlorë, pritet të takohet me banorët e Zvërnecit