Taktikat për djegie të tokave nuk do t’a ndihmojnë Putinin, thotë Scholz

20 Tetor 2022 | 18:19

Kancelari gjerman, Olaf Scholz deklaroi se presidenti rus, Vladmir Putin është duke përdorur energjinë dhe krizën e urisë si armë, por ka dështuar që të thyejë unitetin e Perëndimit dhe nuk do të arrijë synimet e tij përmes taktikave për djegie të tokave.

Duke folur para Parlamentit gjerman, ai ka thënë se Gjermania e ka liruar veten nga varësia në gazin rus, mirëpo është duke punuar në uljen e çmimeve, përfshirë sigurimin e kontratave të reja për furnizim me gaz nga shtetet tjera, shkruan Reuters.

“Ne nuk do ta lëmë pa përgjigje përshkallëzimin e fundit të Moskës, taktikat e tokës së djegur nuk do t’i ndihmojnë Rusisë që të fitojë luftën. Ne vetëm do të vazhdojmë forcimin e unitetit dhe vendosmërinë e Ukrainës e të partnerëve të saj”, ka thënë Scholz para Parlamentit gjerman.

Ushtria ruse e ka dëmtuar rëndë infrastrukturën e energjisë në Ukrainë ditëve të fundit, duke nxitur autoritetet ukrainase që të vendosin kufizime në konsum të rrymës, për herë të parë prej nisjes së luftës.

Rusia, në anën tjetër, e ka mohuar se shënjestron civilët.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona

Katër persona humbën jetën të enjten pas një aksidenti të një aeroplani të vogël pranë qytetit Medulin në Istria, në bregdetin e Kroacisë. “Sipas informacionit që...
14:50 | 04/06/2026

11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik

Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës së kaluar si pjesë e Misionit të Patrullimit Ajror Baltik të NATO-s, tha të enjten zëdhënësi...
14:27 | 04/06/2026

11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë

Njëmbëdhjetë shtete anëtare të BE-së i kanë kërkuar Komisionit Evropian të vendosë kufizime më të rrepta dhe detyruese për vizat Shengen për qytetarët rusë, duke...
14:22 | 04/06/2026