Goditet mafia e pronave në jug, Boçari: Zgjidhjen e ka Rama, të zbatojë Kushtetutën

20 Tetor 2022 | 18:50

24 persona janë vënë nën hetim nga prokuroria e Vlorës për tjetërsimin e pronave në bregdetin e Himarës me vlerë totale 8 milionë euro.

Në lidhje me këtë Përfaqësues i Shoqatës “Pronësi me Drejtësi, Gëzim Boçari është shprehur se zona më e vjedhur dhe më e masakruar është bregdeti i Vlorës.

Në një intervistë për Euronews Albania, Boçari tha se zgjidhjen e kësaj situate e ka në dorë kreu i qeverisë Edi Rama, duke zbatuar detyrimet kushtetuese.

“Zona më e lakmuar, më e masakruar e më e vjedhur është bregdeti në Vlorë por edhe zona të tjera. Shqipëria pas vitit 1991 nuk zbaton detyrimet kushtetuese. Situata ka zgjidhje, dhe këtë e ka në dorë Rama e vullneti i tij. Ai ka mazhorancën e mjafton të zbatojë Kushtetutën, nuk ka nevojë të bëjë ligje. Opozita nuk është opozitë për të bërë demokraci. Ne nuk jemi në demokraci, jemi në anarki postkomuniste. Duam pushtet dhe para. Kjo është situata”- tha ai.

Nga ana tjetër ish-zv. kryeministrja Ledina Mandia, tha se abuzimet e pronave ndodhin nga zyrtarët e hipotekave, prefekturave apo zyrtarët në komisionet e pronave.

“Operacioni i sotëm është në vazhdën e operacioneve që janë bërë në të gjithë këto vite. Abuzimi ka ndodhur nga zyrtarë të hipotekave nga zyrtarë të qarqeve, në prefektura, nga zyrtarët që kanë qenë në komisionet e pronave. Duke u nisur nga abuzimet dhe nga raportet anti-korrupsion janë ndërmarrë dhe nisma legjislative, pastaj se sa janë zbatuar këto duhen parë”- theksoi ajo.

Sipas saj nëse do kishte një koordinim mes institucioneve dhe arkiva të ishte burim i vetëm i nxjerrjes së  dokumentacionit të vjetër në  lidhje me pronën, nuk do të kishte abuzime të tilla.

Sakaq, eksperti i çështjeve të pronave, tha se abuzimet bëhen nga biznesmenë të cilët pastrojnë paratë me anë të këtyre pronave.

“Këtu nuk kemi abuzime vetëm nga punonjësit, por kemi njerëz që janë të interesuar nga biznesmenë, ndoshta që bëjnë pastrim parash në këto prona. Më pas këto i kthejnë në pasuri të paluajtshme. Jemi në fillime sepse do të kemi të tjera çështje të ngjashme. Në zonat bregdetare ka qenë një grup i strukturuar që ka vepruar në falsifikimin e dokumenteve për pronat”- u shpreh Gjergj Begaj.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026