“Policia me deklarata kontradiktore”, Bajrami: Transparencë për vdekjen e Kurtit

21 Tetor 2022 | 10:03

Gazetari Armand Bajrami u shpreh për Euronews Albania, se policia pati kundërshti në deklaratat për vdekjen e 32-vjeçarit Laer Kurti në Komisariatin nr.3 në Tiranë.

Bajrami theksoi se duhet transparencë për ngjarjen e rëndë nga ana e institucioneve.

“Ngjarja është shumë e rëndësishme që të hetohet dhe të zbardhet e gjithë e vërteta. Agjencia e Mbrojtjes Policore ende nuk ka bërë transparencë ashtu siç duhet. Policia pati kundërshti me deklaratat. Askush nuk e di, përveç punonjësve të policisë, se çfarë ka ndodhur. Ngjarja e djeshme lë pika të errëta”, u shpreh ai.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së mërkurës, ku 32-vjeçari u largua me vrap pasi policia i kërkoi mjetin e identifikimit. Pasi efektivët e kapën, e shoqëruan në komisariat. Aty, Kurti nuk u ndje mirë dhe më pas u transportua te Trauma. Policia thotë se humbi jetën në spital, ndërsa Spitali i Traumës njoftoi se erdhi i vdekur.

Nga autopsia e kryer në Institutin e Mjekësisë Ligjore, rezultoi se në stomakun e viktimës është gjetur një qese plastike e çarë me ngjyrë të bardhë me përmasa 5×5 cm, e dyshuar si ambalazh i lëndës narkotike, e cila i është nënshtruar ekzaminimit në Institutin e Policisë Shkencore.

Deri në përfundim të hetimeve, efektivët që e shoqëruan janë pezulluar nga detyra.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026