‘Urgjencë globale e arsimit’, raporti i UNICEF: 463 milionë nxënës nuk patën qasje në mësimin online
Të paktën një e treta e fëmijëve në moshë shkollore në të gjithë botën nuk kishin mundësi të merrnin mësim online që prej kohës kur për shkak të coronavirus shkollat u mbyllën.
Raporti i UNICEF publikohet pikërisht në kohën kur në shumë shtetet autoritetet kanë vendosur të rihapin shkollat.
“Të paktën 463 milionë fëmijë shkollat e të cilëve u mbyllën për shkak të COVID-19 nuk kishin mundësi të ndiqnin mësimin në distancë”, – shprehet Henrietta Fore, drejtore ekzekutive e UNICEF, duke shtuar se shifra të tilla përbëjnë një urgjence globale arsimore dhe pasojat mund të ndjehen në ekonomi dhe shoqëri për dekadat e ardhshme.
Në kulmin e bllokimeve afro 1.5 miliardë nxënës u prekën nga mbylljet e shkollave.
Raporti përdor një analizë globale për disponueshmërinë e teknologjisë në shtëpi dhe mjetet e nevojshme për mësimin në distancë për nxënësit parashkollor, fillor dhe të mesëm me të dhëna nga 100 vende.
Të dhënat përfshijnë aksesin në televizion, radio internet dhe disponueshmërinë e kurrikulës së dhënë në këto platforma .Megjithëse numrat në raport paraqesin të dhëna shqetësuese, UNICEF paralajmëron se situata ka të ngjarë të jetë edhe më dramatike.
Edhe kur fëmijët kanë teknologjinë dhe mjetet në shtëpi, ata mund të mos jenë në gjendje të mësojnë nga distanca për shkak të faktorëve të tjerë.
Raporti nxjerr në pah pabarazi të konsiderueshme nëpër rajone. Nxënësit e shkollave në Afrikën Sub-Sahariane janë më të prekurit.
UNICEF u kërkon qeverive të kenë përparësi një rihapje të sigurt për shkollat. Kur rihapja nuk është e mundur, UNICEF u kërkon qeverive të përfshijnë mësimin kompensues për kohën e humbur mësimore.
Organi ndërkombëtar i paqes nuk arrin dakordësimin për të dërguarin e ri të Bosnjës, vijojnë diskutimet
Putin: Nëse Ukraina i thotë po kompromisit që ramë dakord me Trumpin në Alaskë, lufta do të përfundojë shpejt
Ministri Lavrov: Lufta e Bidenit në Ukrainë u bë lufta e Trumpit
- 20:18 Dita e pestë e protestës, qytetarët marshim në Tiranë
- 20:16 Organi ndërkombëtar i paqes nuk arrin dakordësimin për të dërguarin e ri të Bosnjës, vijojnë diskutimet
- 20:13 Putin: Nëse Ukraina i thotë po kompromisit që ramë dakord me Trumpin në Alaskë, lufta do të përfundojë shpejt
- 20:06 Ministri Lavrov: Lufta e Bidenit në Ukrainë u bë lufta e Trumpit
- 20:00 VIDEOLAJM/ Tensione në protestë, goditet me gurë dera
- 19:58 Dosja Epstein, kryeprokurori i Britanisë: Hetimi ndaj Andrew dhe Mandelson do të përfundojë brenda një viti