Vaksina anti-covid për foshnjat? Mjeku tregon kur këshillohet vaksinimi

22 Tetor 2022 | 18:00

BE ka aprovuar vaksinat anti-Covid për foshnjat si pasojë e frikës së valës së dimrit, duke ndezur shqetësime dhe debate të shumta nga ekspertë dhe prindër.

Në lidhje me këtë, mjeku Albert Troci në një intervistë për Euronews Albania, është shprehur se vaksina mund të këshillohet vetëm për ato foshnje që kanë sëmundje të rëndësishme.

Më tej ai u shpreh se janë mjekët ata që do e përcaktojnë nëse foshnja ka nevojë të vaksinohet ose jo.

“Besohet se mund të kemi një rritje të personave që do të rezultojnë pozitivë por nuk besoj se do kemi ato probleme që kemi pasur ato probleme me vitin e kaluar.

Vaksina nuk është e përditësuar, e dyta është një vaksinë e vjetër. Vaksina mund të këshillohet për ata foshnja që kanë sëmundje të rëndësishme dhe që mund të  jenë më të brishta  ose për ato fëmijë që jetojnë me persona që kanë sëmundje tumorale ose sëmundje tjera që do të goditeshin fortë.

Vaksina te foshnjat mbi 6 muajsh është e sigurt që jep një mbrojtje mbi 90%, madje të dhënat janë se ka një mbrojtje më të lartë se sa personat që janë mbi 12-vjeç.

Jemi ne mjekët që vendosim nëse vaksina është e nevojshme apo jo”- theksoi ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026