Vdekja e Kurtit, Deda: Policia s’ka dhënë pamjet e kërkuara nga Avokati i Popullit
Besnik Deda, komisioner i Avokatit të Popullit ka deklaruar se i kanë bërë kërkesë Drejtorisë së Policisë së Shtetit për vënien në dispozicion të pamjeve kur Lear Kurti ka mbërritur në komisariat, por këto pamje nuk u janë dhënë.
Në emisionin “Review” në Euronews Albania, Deda tha se janë në pritje të këtyre pamjeve, për të parë kohën që ka qëndruar Kurti në komisariat, si dhe momentin që është shoqëruar te Trauma.
“Në datën 20 Avokati i Popullit ka bërë kërkesa me shkrim në drejtim të Drejtorisë së Policisë së Shtetit, lidhur me vënien në dispozicion të pamjeve filmike, dhe ende nuk na janë vënë në dispozicion. Jemi në pritje të pamjeve filimike të regjistruara në Komisariatin nr.3 për të parë kohën kur ka mbërritur personi në ambientet e komisariatit, kohën e qëndrimit në komisariat dhe kohën kur ai është shoqëruar te Trauma”- tha ai.
Laer Kurti, 32vjeç ndërroi jetë, mbrëmjen e së mërkurës (19 tetor) pasi u shoqërua në komisariatin nr.3 në kryeqytet.
Përmes një njoftimi, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore tha se mbrëmjen e 19 tetorit, gjatë patrullimit në Rr. “Riza Çuka” në zonën e Laprakës, efektivët kanë konstatuar Laert Kurtin duke qëndruar përpara një biznesi privat, për të cilin kushtet dhe rrethanat diktonin nevojën e një verifikimi.
Në momentin kur punonjësit e Policisë, i kanë kërkuar dokumentin e identifikimit, Kurti është larguar me vrap, duke mos iu bindur thirrjeve të njëpasnjëshme të punonjësve të Policisë për të ndaluar.
Pasi ka vrapuar për rreth 200 metra, i ndjekur nga patrulla e Policisë, mes rrugicave midis rrugës “Riza Çuka” dhe “Don Bosko”, ai është kapur dhe ndaluar nga punonjësit e Policisë, vend në të cilin kanë qëndruar 7 minuta.
I riu u shoqërua në komisariat dhe hetimi paraprak del në përfundimin se ai humbi jetën për shkak se ka gëlltitur një qese me drogë, për t’iu shmangur kapjes nga policia.
LEXONI GJITHASHTU:
- Vdekja e Lear Kurtit, Salianji: Policia ka manipuluar ngjarjen
- Ekskluzive/ Itinerari i Lear Kurtit, nga shoqërimi në polici tek humbja e jetës
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta