Referendum në Turqi, Erdogan kërkon të ligjërojë të drejtën e mbajtjes së shallit

23 Tetor 2022 | 14:06

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan propozoi një votim në shkallë kombëtare për garantimin e të drejtës së grave për të mbajtur një shall koke në institucionet shtetërore, shkolla dhe universitete.

Debati mbi shallin islamik ka ngjallur tensione së fundmi në Turqi, teksa po afrojnë zgjedhjet presidenciale dhe ato parlamentare të 2023-shit.

“Për të lehtësuar tërësisht zemrat e bijave dhe motrave tona propozoj lirinë e shallit. Çfarë është ajo që propozoj? Le ta bëjmë garanci kushtetuese”, tha Recep Tayyip Erdogan, president i Turqisë.

Nëse nuk do të kalojë në Parlament si ligj, atëherë Erdogan planifikon të organizojë një referendum, ku do të përfshijë edhe një masë kundër komunitetit LGBT.

Me një shumicë myslimane, por edhe me laicizmin në Kushtetutën e saj, Turqia ishte për shumë kohë një vend ku mbajtja e vellos ishte e ndaluar në shërbimin publik, shkolla dhe universitete. Por kufizimet në fjalë u hoqën në 2013-n nga qeveria e Erdogan.

Presidenti turk shpesh herë e portretizon vetveten si një mbrojtës të myslimanëve nga elitat laike, duke sugjeruar se pa të, “përfitime” si heqja e kufizimeve të shallit do të viheshin në rrezik.

Por ndryshe nga vitet ’90, kur mbajtja e vellos shkaktoi debate të ashpra, këtë herë asnjë lëvizje politike nuk ka reaguar.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan

Kina u ka ndaluar hyrjen katër ligjvënësve të Zelandës së Re pas pjesëmarrjes së tyre në një vizitë zyrtare në Tajvan, sipas mediave të Zelandës....
08:30 | 04/06/2026

Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet

Të paktën 25 persona, përfshirë 12 oficerë policie, u plagosën gjatë përleshjeve midis studentëve dhe forcave të sigurisë në një protestë kundër politikave të kursimit...
08:27 | 04/06/2026

Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka bërë thirrje për një zgjerim eksponencial të arsenalit bërthamor të vendit, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve...
08:22 | 04/06/2026