Greqia nuk lehtëson asnjë masë për lëvizjen e shqiptarëve deri më 15 shtator

29 Gusht 2020 | 11:08

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka dhënë detaje të reja për udhëtimin e qytetarëve nga Shqipëria drejt Greqisë për periudhën nga 1-15 shtator. Me një shënim të shpërndarë në faqen zyrtare në “Facebook”, MEPJ-ja thotë se për këtë periudhë mbetet në fuqi kufizimi i hyrjes për shtetasit shqiptarë për arsye turizmi.

Gjatë kësaj periudhe vijon po ashtu të mbetet në fuqi edhe masa tjetër kufizuese e udhëtarëve, të cilët synojnë kalimin në pikat kufitare në Kakavijë dhe në Kapshticë.

Sipas MEPJ-së, në pikën kufitare të Kakavijës lejohen të kalojnë në bazë ditore 750 qytetarë, kurse në Kapshticës vetëm 300.

Greqia nuk ka hequr dorë as nga pajisja me testin negativ të Covid-19 për udhëtarët që hyjnë në rrugë tokësore apo ato ajrore. Rezultati i testit nuk duhet të jetë me afat më shumë se 72 orë.

Rregullat e lëvizjes drejt Greqisë nga 1-15 shtator:

– Për 14 ditë të tjera, nga data 1-15 shtator 2020, mbetet në fuqi kufizimi i hyrjes për shtetasit shqiptarë për arsye turizmi.

– Mbetet në fuqi kufizimi i lidhjeve detare dhe ajrore me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Kështu, fluturimet drejt/ nga këto vende bëhen vetëm nga aeroporti “Eleftherios Venizelos”.

– Mbetet në fuqi kufizimi i numrit të personave që hyjnë në ditë nga PKK të Kakavijës (750 vetë) dhe Kapshticës (300 vetë).

– Mbetet në fuqi deri më 19.09.2020 aplikimi i kontrolleve paraprake përmes testit negativ PCR 72 orë para mbërritjes në vend, për personat që mbërrijnë në aeroport dhe nga pikat tokësore nga Shqipëria.

Detajet e rregullave i gjeni duke klikuar këtu.

Lexoni gjithashtu: 

Krijohen sërish radhë në pikën kufitare të Kapshticës në Korçë

Radhë kilometrike në kufirin me Greqinë, ambulanca aksidenton për vdekje fëmijën

Radhë kilometrike në pikat kufitare me Greqinë, qytetarët kalojnë natën në pritje për të kaluar

Ministria e Jashtme kujton se pikat doganore me Greqinë do të funksionojnë vetëm ditën

Greqia mbyll pjesërisht Kakavijën dhe Kapshticën, vendos rregulla të reja

Greqia rikthen karantinën për shqiptarët, 7 ditë izolim kush kalon nga Kakavija, mbyllet gjatë natës pika kufitare

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026