Arsenali ndalet nga Southampton, Dortmundi triumfon me goleadë ndaj Stuttgart
Arsenali ka regjistruar barazimin e parë për këtë sezon në Premier Leaguen angleze, ku u ndal nga Southhampton me rezultatin 1-1.
Gonersat shënuan të parët me Xhakën, ndërkohë që vendësit barazuan me Armstrong. Londinezët vijojnë ende të qëndrojnë në krye të tabelës së klasifikimit, ndjekur nga Manchester City i cili ka 26 pikë.
Qytetarët fituan ndaj Brightonit 3-1 me Haaland që vijon në superformë.
Skuadra tjetër e qytetit, djajtë e kuq barazuan me Chelsean në transfertë, ku goli për ekipin e Ten Hag erdhi nga Casemiro. Surprizë mund të konsiderohet fitorja e Notingam ndaj Liverpoolit, me skuadrën e Klop që ka vetëm 2 fitore në 5 ndeshjet e fundit.
Në Gjermani Bayerni dhe Dortmundi po kalojnë një formë të mirë, më bavarezët që fituan si udhëtues ndaj Hoffenheimit 0-2. Dortmundi shpartalloi Stuttgartin dhe ngjitet në vendin e pestë. Belingam është njeriu I momentit, ndërkohë Bundesliga udhëhiqet nga Unioni i Berlinit.
LEXONI GJITHASHTU:
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta