Futbollistët iranianë kërkesë FIFA-s, kërkojnë përjashtimin nga “Katar 2022”
Zërat për përjashtimin e Iranit nga Kupa e Botës po shtohen gjithmonë e më shumë dhe tani FIFA po merr seriozisht në konsideratë një vendim të fortë, sidomos pas kërkesës zyrtare të një pjese të futbollistëve iranianë.
Protestat e shumta për më shumë liri, barazi e drejtësi janë në thelb të kërkesës. Teksa për këtë situatë, futbollistët iranianë kanë dalë me një deklaratë zyrtare ku i kanë kërkuar FIFA-s përjashtimin e vendit të tyre nga Kupa e Botës Katar 2022.
E nëse qeveria botërore e futbollit merr një vendim të tillë ekstrem, vetëm një muaj para startit të Botërorit, atëherë ata që do të marrin vendin e Iranit në Katar janë Emiratet e Bashkuara Arabe.
Kjo, pasi FIFA është e detyruar ta zëvendësojë shtetin e përjashtuar me një përfaqësuese tjetër që bën pjesë në po atë konfederatë, konkretisht në konfederatën aziatike.
LEXONI GJITHASHTU
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)