Doktorët francezë këshillojnë mbajtjen e maskave në shkollë për fëmijët 6-vjeçarë

31 Gusht 2020 | 07:29

Doktorët francezë thonë se të gjithë fëmijët, duke filluar që nga mosha 6-vjeçare, duhet të mbajnë maska kur të rikthehen në shkollë, ndërsa Franca përgatitet për rihapjen e tyre të martën.

Deri më tani, fëmijët 11 vjeç e sipër janë të detyruar të mbajnë maska dhe të ndjekin rregullat e distancimit shoqëror, por shkollat në Francë do të hapen si normalisht, në krahasim me vende si Danimarka dhe SHBA, ku numri i nxënësve në klasë është reduktuar, ndërsa numri i mësuesëve pritet të jetë më i lartë.

Një mësuese në Francë tha se fëmijët e moshave 3 deri në 11 vjeç nuk janë të detyruar të ndjekin rregullat e distancimit shoqëror gjatë këtij viti shkollor.

“Në momentin që do të jenë në kontakt me njëri-tjetrin, ne do të përpiqemi, por të mos gënjejmë veten. Duhet të jemi të vetëdijshëm se në një klasë me 25 nxënës, është e vështirë që të kontrollosh secilin prej tyre,” tha mësuesja Cecile Cluchier.

Megjithatë jo të gjithë shkollat në Francë do të rihapen si normalisht. Ministri i Arsimit Jean-Michel Blanquer tha se disa shkolla do të vazhdojnë të qëndrojnë të mbyllura, pasi nuk janë të përgatitura për të vijuar mësimin.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit

Mbi 100 gra në Spanjë janë diagnostikuar me një formë të rrallë kanceri që është lidhur me implantet e gjirit. Autoritetet shëndetësore kanë konfirmuar 111...
19:28 | 04/06/2026

Të fshehur brenda kamionit cisternë, gjenden 30 emigrantë në Turqi! Një i arrestuar

Tridhjetë emigrantë u zbuluan nga policia turke në rezervuarin bosh të një kamioni cisternë në juglindje të vendit, pranë kufirit me Iranin. Një video e postuar në X nga policia...
18:24 | 04/06/2026

Zhduket e mitura në Francë, policia gjen një trup të pajetë! Arrestohet babai i shoqes së saj

Autoritetet franceze njoftuan të enjten se kanë gjetur një trup pranë vendit ku u zhduk një vajzë 11-vjeçare. Deri më tani, nuk është konfirmuar zyrtarisht nëse...
17:37 | 04/06/2026