“Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)
Kjo audio është krijuar me AI për leximin e lajmeve.
Mund të ketë pasaktësi në shqiptim ose në theksimin e disa fjalëve.
Qindra qytetarë dhe aktivistë janë bashkuar edhe këtë të enjte në protestën e radhës kundër ndërtimit në Zvërnec. Protestuesit mbajnë në duar flamuj të Shqipërisë dhe Kosovës ndërsa këndojnë edhe himne e këngë patriotike.
Ata mbajnë pankarta të ndryshme për mbrojtjen e Shqipërisë. Qytetarët kanë shprehur idetë e tyrë në pankarta teksa kanë krijuar edhe imazhe të veçanta me inteligjencë artificiale.
“Shqipëria e shqiptarëve, vdekje e tradhëtarëve”, “Na quajnë agjentë të huaj, ne jemi shqiptarë me gjak shqiptari”, ishin disa pankarta që pikasin në protestë.
Në nisje të protestës, pjesëmarrësit mbajtën një minutë heshtje në nderim të efektivit të Policisë së Shtetit që humbi jetën në krye të detyrës këtë të enjte në Maliq. Organizatorët shprehën ngushëllimet për familjen e viktimës dhe kolegët e tij, duke e cilësuar ngjarjen një humbje të rëndë.
Disa nga pankartatat në protestë:
Sot dita e 38-të e protestës, qytetarët i drejtohen Kryeministrisë për të mbajtur fjalimet e tyre
Shtetësia shqiptare humb interes, aplikimet për azil në rritje
Prodhimi i specit mbetet në sera për shkak të mungesës së tregut
- 19:54 Sot dita e 38-të e protestës, qytetarët i drejtohen Kryeministrisë për të mbajtur fjalimet e tyre
- 19:41 Shtetësia shqiptare humb interes, aplikimet për azil në rritje
- 19:35 Në rritje infertiliteti tek gratë, studimi: Priten 80 mln raste deri në 2036
- 19:30 Prodhimi i specit mbetet në sera për shkak të mungesës së tregut
- 19:18 Rama mbërrin në Ankara, pjesë e darkës zyrtare të samitit të NATO-s (VIDEO)
- 19:16 OKB dënon komentet raciste të senatores paraguaiane ndaj Kylian Mbappe