Prodhimi i specit mbetet në sera për shkak të mungesës së tregut

7 Korrik 2026 | 19:30

Në kulmin e sezonit të prodhimit, serat me spec në fshatin Lum, Cërrik, janë plot, ndërsa tregu pothuajse bosh. Për fermerin Eduart Shermadhi, i cili ka kultivuar tre dynym sera me spec, situata është kthyer në një betejë për mbijetesë. Prodhimi ka mbetur në sera, ndërsa mungesa e blerësve po e çon drejt falimentimit.

“Kam 3 dynym sera me spec. Dhe speci nuk shkon, nuk shitet fare, sidomos djegësi. I herë nuk po shitet fare për momentin. E kam mbjellë që në janar, ka dalë në treg në gjysmën e prillit, u shit ca kohë, tani nuk shitet fare, nuk pyet njëri fare”, thotë fermeri.

Për muaj me radhë, familja Shermadhi ka investuar në fidanë, plehra, trajtime dhe krah pune. Sot, çdo ditë që kalon rrit humbjet, pasi speci që mbetet në sera humbet vlerën tregtare dhe nuk gjen treg.

“Shpenzime ka pas, goxha shpenzime. 1 dynym vetë kushton 2.500 e gjysmë lekë, total. Si do ja bëjmë? Po s’u shit ky, do hidhet, se ky po filloj me të skuqur, nuk shitet më fare pastaj, nuk e merr njeri fare. Shkaktohet 10 milionë lekë dëm. Toka është e përshtatshme, por problemi është tregu kurdoherë”, shprehet ai.

Për herë të fundit, speci është shitur me 40 lekë për kilogram, një çmim që, sipas fermerëve, nuk mbulon as kostot e prodhimit. Vetëm trajtimet kundër insekteve kanë kushtuar mijëra lekë, ndërsa ata thonë se një çmim nën 70 lekë për kilogram e bën të pamundur nxjerrjen e investimit.

Përveç mungesës së tregut, fermerët përballen edhe me vështirësi për të siguruar fuqi punëtore, pasi largimi i të rinjve ka bërë që gjetja e punëtorëve sezonalë të jetë gjithnjë e më e vështirë.

Me prodhimin që vijon të mbetet në sera dhe pa një treg që ta përthithë, fermerët e zonës së Cërrikut paralajmërojnë se një pjesë e konsiderueshme e specit rrezikon të mbetet e pashitur, duke shkaktuar humbje të rënda ekonomike për familjet që jetojnë nga bujqësia.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama mbërrin në Ankara, pjesë e darkës zyrtare të samitit të NATO-s (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama mbërriti në pritjen dhe darkën zyrtare të organizuar nga Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, dhe Zonja e Parë, Emine Erdoğan, në...
19:18 | 07/07/2026

23 motoçikleta të reja për Policinë e Shtetit, u blenë me fondet nga pasuritë e konfiskuara të krimit

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, morën pjesë në ceremoninë e prezantimit të 23...
18:56 | 07/07/2026

Rama: Qeveria dha 4 milionë euro për koncertin e Kanye West, jo 50 milionë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me debatet dhe akuzat për financimin e koncertit të artistit amerikan Kanye West në Tiranë, duke mohuar pretendimet...
18:55 | 07/07/2026