Në rritje infertiliteti tek gratë, studimi: Priten 80 mln raste deri në 2036

7 Korrik 2026 | 19:35

Rreth 80 milionë raste infertiliteti te gratë pritet të regjistrohen në mbarë botën deri në vitin 2036, një rritje me gati 50% krahasuar me vitin 2023. Një studim i ri i publikuar në revistën shkencore The Lancet tregon se rritja më e madhe pritet te gratë e moshës 35 deri në 49 vjeç, veçanërisht në grupmoshën 35–39 vjeç.

Sipas kërkuesve, një nga arsyet kryesore është shtyrja e mëmësisë në mosha më të mëdha. Me kalimin e viteve, ulen rezervat e vezëve dhe aftësia e tyre për t’u fekonduar, rritet rreziku i abortit dhe ulen shanset e suksesit edhe për trajtimet e riprodhimit të asistuar.

Studimi analizoi të dhëna nga projekti “Barra globale e sëmundjeve 2023”, që përfshiu 204 vende dhe rajone nga viti 1990 deri në vitin 2023. Studiuesit, kryesisht nga Kina, zbuluan se rritja më e madhe e infertilitetit është vërejtur në vendet më të zhvilluara, por fenomeni po përhapet edhe në vendet me të ardhura mesatare dhe në zhvillim.

Ekspertët thonë se faktorë si martesa dhe vendimi për të pasur fëmijë në një moshë më të madhe, dëshira për shtatzëni në fund të viteve 30 dhe fillim të viteve 40, si dhe ndërgjegjësimi më i madh për problemet e fertilitetit, po rrisin numrin e çifteve që kërkojnë ndihmë.

Megjithatë, në shumë vende trajtimet dhe testet e fertilitetit mbeten të kushtueshme dhe jo gjithmonë të aksesueshme. Specialistët theksojnë se infertiliteti nuk është vetëm një problem i grave. Rreth një në gjashtë persona në botë përballet me të gjatë jetës, ndërsa 8 deri në 12 për qind e çifteve në moshë riprodhuese hasin vështirësi për të pasur fëmijë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aplikimet për universitet nisin në fund të korrikut, si do të zhvillohet procesi dhe afati përfundimtar

Aplikimet për në universitet do të nisin më 27 korrik dhe do të zgjasin deri më 1 gusht 2026. Maturantët që synojnë të vijojnë studimet...
17:58 | 07/07/2026

Ekspertët paralajmërojnë: Fëmijët nën dy vjeç nuk duhet të ekspozohen ndaj ekraneve

Fëmijët nën moshën dy vjeç nuk duhet të ekspozohen ndaj ekraneve, pasi përdorimi i hershëm i televizorit, telefonave apo tabletëve mund të ndikojë negativisht në...
16:54 | 04/07/2026

Task-forca zbret në plazhet e Pogradecit, kontrolle për zaptimin e bregliqenit

Një task-forcë e përbashkët, e përbërë nga përfaqësues të Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, Bashkisë Pogradec dhe Policisë së Shtetit, zhvilloi këtë të premte një inspektim...
16:26 | 03/07/2026