Partia e Gjukanoviç në Malin e Zi mund të humbasë pushtetin për herë të parë në 30 vjet

31 Gusht 2020 | 09:25

Partia pro-perëndimore Demokratike e Socialistëve në Malin e Zi ka siguruar 35 për qind të votave në zgjedhjet parlamentare. Rezultati më i dobët që kur vendi fitoi pavarësinë nga Serbia, 14 vjet më parë.

Rezultatet zyrtare tregojnë se aleanca opozitare pro-serbe ka fituar 32.5% të votave, që do të thotë se mund të formojë qeverinë, në rast se arrin një marrëveshje me dy partitë e opozitare të Malit të Zi, duke hedhur nga pushteti partinë Demokratike të Socialistëve, për herë të parë në Ballkan në 30 vjet.

Presidenti Milo Gjukanoviç, i cili ka qenë në krye të Malit të Zi për tre dekada, tha se partia e tij do t’i respektonte rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, ndërsa kryetari i koalicionit pro-Serb, Zdravko Krivokapic, tha se “regjimi i vendit ka rënë”.

Partia e Gjukanoviç ka qeverisur Malin e Zi që nga viti 1991, duke e çuar vendin drejt pavarësisë nga Serbia në vitin 2006 dhe drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Gjukanoviç arriti ta fuste Malin e Zi në NATO në vitin 2017 përballë kundërshtimeve nga forcat pro-serbe.

Por zgjedhjet e këtij viti u dominuan nga problemet e brendshme. Grindje mbi të drejtat pronësore të Kishës Orthodokse serbe kanë sjellë që partia e tij të jetë përballë një aleance të forcave pro-serbe dhe pro-ruse, të udhëhequr nga Fronti Demokratik. Në vitin 2016 policia zbuloi një komplot për grusht shteti të organizuar në ditën e zgjedhjeve për të vendosur në qeveri forcat pro-ruse dhe pro-serbe.

Lexoni gjithashtu:

Zgjedhjet në Malin e Zi, aleati i Listës shqiptare: Humbja e Gjukanoviç realitet i ri, por presim të jemi në qeveri

Mali i Zi i mbyll zgjedhjet me pjesëmarrje të lartë 

Zgjedhjet në Malin e Zi, partitë opozitare mund të marrin pushtetin

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026