Pedagogët sërish në protestë: Bojkot deri në plotësimin e kërkesave
Pedagogët kanë vijuar protestën e tyre edhe këtë të martë, duke theksuar se do të ketë bojkot deri në realizimin e kërkesave të tyre.
Sipas tyre, qeveria duhet të marrë parasysh kërkesat që kanë shprehur në peticion dhe theksuan se arsimi ka shumë probleme të tjera.
Pedagogu Ardian Isufi, gjatë fjalës së tij, nënvizoi se bojkoti do të vijojë në të gjithë vendin.
“Ka një presion nga lidershipi i universiteteve për mungesat. Ne i shohim ditë pas dite pasiguritë që kanë pedagogët. Por bojkoti vazhdon, është e konfirmuar në rang kombëtar dhe është e padiskutueshme. Duhet patjetër që qeveria të marrë parasysh këto kërkesa që kemi në peticion, dhe çdo ditë e më shumë kuptohet që ka shumë probleme në arsim. Jemi vendi i fundit për financimin në arsim”, deklaroi ai.
Ndërsa pedagogu Sandër Kovaçi ftoi dekanët dhe rektorët në protestë.
Prej disa ditësh pedagogët janë ngritur në protestë, ku ndër të tjera kërkojnë rritje të pagave.
LEXONI GJITHASHTU
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta