Pedagogët, nga protesta në forum, Kovaçi: Rektorët të mos fshihen pas titullit

25 Tetor 2022 | 17:35

Ndryshe nga herët e tjera protesta e pedagogëve të mërkurën do të organizohet ndryshe. Ata bënë me dije se do të mblidhet një forum me akademikë dhe studentë.

“Do të jetë një ditë shumë e rëndësishme për të përfshirë idetë e zgjeruara të gjithë këtij grupi personash të cilët kanë kontribute të çmuara në arsimin e lartë në tërësi dhe do të jepet në këtë forum një përmbledhje e ideve ku më vonë do të përfshihen pas disa forumeve të tjera në një platformë të re për universitetet,” – u shpreh kreu i SPUSH, Sandër Kovaçi.

Nota ironie kanë përdorur për kolegët e tyre të cilët kanë vendosur që të kthehen në auditor.

“Ne po ndërgjegjësojmë që të rritet disiplina në punë edhe të kemi një arsim të lartë cilësor, besoj mesa duket ata që bëjnë mësim sot dhe që nuk kanë pasur disiplinë gjatë gjithë vitit, shumë mirë që po i kthehen disiplinës edhe të punojnë sa më shumë dhe jemi të lumtur për këtë fakt më duket se shtuam disiplinën apo jo,” – tha Kovaçi.

Ata kanë një thirrje drejtuar rektorëve dhe dekanëve të cilën nuk janë i janë bashkuar kauzës së tyre.

“Mos të fshihen pas gishtit, por dekanët të mbledhin asambletë, në vend që të mbledhin asambletë dhe të pyesin pedagogët se çfarë qëndrimi të mbajnë ndaj peticionit dhe çështjet e universitetit ata po i mbledhin njerëzit për t’iu kërkuar mungesat. Kështu që do të mbajnë një përgjegjësi të jashtëzakonshme para profesoratit,” – u shpreh Kovaçi.

Studentët mbeten të distancuar pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme të pedagogëve që të bashkohen në protestë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026