Adidas i jep fund marrëdhënies së vështirë çerek miliardë dollarësh me Kanye West

25 Tetor 2022 | 17:08

Kompania Adidas, e cila pati një bashkëpunim të frytshëm me reperin dhe stilistin kontrovers Kanye West, vendosi t’i përgjigjet më në fund gjuhës së tij të urrejtjes drejtuar komunitetit hebre dhe të ndërpresë të gjitha lidhjet me të.

“Adidas nuk do të tolerojë antisemitizmin ose ndonjë formë tjetër të gjuhës së urrejtjes. Komentet dhe veprimet e fundit të Ye ishin të papranueshme, me urrejtje, të rrezikshme dhe shkelnin vlerat e diversitetit dhe përfshirjes së kompanisë”, tha kompania në një deklaratë, raporton Guardian.

Kompania gjermane, e cila lançoi markën Yeezy me Je, deklaron se për shkak të atij vendimi do të pësojë një goditje “afatshkurtër” prej 250 milionë eurosh për këtë vit, sepse po tërheq të gjitha modelet e saj nga prodhimi dhe i ndalon të gjitha pagesat muzikantit dhe kompanive të tij.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan

Kina u ka ndaluar hyrjen katër ligjvënësve të Zelandës së Re pas pjesëmarrjes së tyre në një vizitë zyrtare në Tajvan, sipas mediave të Zelandës....
08:30 | 04/06/2026

Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet

Të paktën 25 persona, përfshirë 12 oficerë policie, u plagosën gjatë përleshjeve midis studentëve dhe forcave të sigurisë në një protestë kundër politikave të kursimit...
08:27 | 04/06/2026

Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka bërë thirrje për një zgjerim eksponencial të arsenalit bërthamor të vendit, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve...
08:22 | 04/06/2026