Facebook kërcënon se do të ndalojë së shpërndari lajme në Australi nëse ligji i ri i detyron të paguajnë
Platforma “Facebook” ka kërcënuar se do të ndalojë së publikuari lajme dhe do të bllokojë të gjithë përdoruesit të shpërndajnë lajme në Australi, nëse qeveria vendos një ligj që i kërkon Facebook të paguajë për lajmet e shpërndara.
Ky reagim vjen pas një projektligji që i kërkon Facebook dhe Google të paguajnë organizatat mediatike për çdo lajm të shpërndarë.
“Bizneset mediatike nuk kanë asnjë opsion përveçse t’i përdorin platformat dhe nuk kanë pasur mjaftueshëm mundësi të negociojnë mbi pagesën për përmbajtjen e shpërndarë”, tha Rod Sims, kryetari i Komisionit të Konkurrencës dhe Konsumatorit në Australi.
Sims tha se ky projektligj po krijohet për të rregulluar mosbalancën mes organizatave mediatike dhe platformave digjitale.
Por, në rast se ky projektligj miratohet, Facebook është shprehur se do t’i ndalojë të gjithë përdoruesit në Australi të shpërndajnë lajme.
“Kjo është alternativa jonë e fundit”, shkruajti Will Easton, drejtori i Facebook në Australi.
Platforma Google gjithashtu e kundërshtoi këtë projektligj duke thënë se diçka e tillë do t’i jepte një avantazh të padrejtë organizatave mediatike kundrejt të gjithë përdoruesve të tjerë të faqes.
Qeveria e Australisë thotë se shpërndarja e lajmeve në platformat digjitale u jep atyre shumë avantazhe dhe për këtë duhet të paguhet.
Hezbollahu sulmon trupat izraelite në Libanin jugor
Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit
- 19:56 Hezbollahu sulmon trupat izraelite në Libanin jugor
- 19:47 “Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)
- 19:39 Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
- 19:28 Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
- 19:25 Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
- 19:18 Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin