Protestë politike? Pedagogu: Propagandë e qeverisë, ne duam arsim cilësor

26 Tetor 2022 | 13:06

Pedagogu Sandër Kovaçi ka hedhur poshtë akuzat e kryeministrit Edi Rama, i cili ka deklaruar disa ditë më parë se protesta e tyre është e motivuar politikisht.

Në një intervistë për Euronews Albania, Kovaçi u shpreh se kjo është propagandë.

Ai nënvizoi se protesta bëhet për arsim të lartë cilësor dhe çështje ekonomike.

“Ju e patë që nuk kishte asgjë politike, çështja është ekonomike, sociale, strukturore, që ne kërkojmë ndryshim në arsimin e lartë. Ideja e propogandës së palës tjetër për ta paraqitur si një nismë politike, është vetëm tendencë për të degjilitimuar kërkesat shumë të drejta të profesorëve dhe tendencë për të shuar akuzat që janë reale, që qeveria dhe politikbërja nuk janë marrë me universitetin.

E vërteta është e kundërta. Ne nuk jemi fare me politikën, ne kemi interes kombëtar që është zhvillimi i arsimit të lartë cilësor”, theksoi ai.

Ndryshe nga herët e tjera protesta e pedagogëve këtë të mërkurë u organizua ndryshe.

Ata mblodhën një forum me akademikë dhe studentë.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026