Kriset miqësia franko-gjermane, ku po përplasen dy vendet?
Çfarë po ndodh me aksin franko-gjerman? Pyetja ka qarkulluar gjatë takimit mes presidentit francez dhe kancelarit gjerman në pallatin Elize, në Paris.
Evropës i duhet më shumë se kurrë të gjejë një rrugëdalje nga krizat që e kanë përfshirë, por lidhja që funksionoi mes Macron dhe Merkel është krisur me ardhjen e Olaf Scholz.
“Tani, papritur po shohim se veprimet e kancelarit Olaf Scholz po krijojnë përçarje të thella në radhët e Unionit. Dhe kjo po sjell tensione në marrëdhëniet me Francën, që e sheh se Gjermania nuk ka vullnet të bashkëpunojë më shumë për një seri politikash, të brendshme e të jashme si për shembull energjia, përgjigjja ndaj krizës ukrainase dhe gjithashtu marrëdhëniet me Kinën,” – u shpreh Alberto Alemano, profesor në universiteti Jean Monnet në Zvicër.
Ndërkohë, zëdhënësi i qeverisë franceze deklaroi se miqësia franko-gjermane është më e gjallë se kurrë, por e vërteta është se palët kanë dallime mbi energjinë, mbrojtjen, ekonominë dhe politikat evropiane.
Gjithashtu ka një seri çështjesh që liderët e dy vendeve duhet t’u japin formë nëse duan të mbajnë gjallë një marrëdhënie që është jetike për funksionimin e Bashkimit Evropian.
Vetëm vizita e Scholz në Paris është një hap përpara, pa harruar megjithatë se ajo zëvendëson një samit dypalësh që u anulua për shkak të problemeve në agjendë.
LEXONI GJITHASHTU:
Trump kërcënon me tarifa shtesë për vendet evropiane
Krimea e pushtuar nga Rusia shpall ‘gjendje të jashtëzakonshme’ ndërsa forcat e Zelensky-t shtojnë sulmet
Djalli që e njeh, kush është gjermani që këshillon presidentin e Serbisë?
- 13:18 Protesta në Tiranë, policia ndjek penalisht 15 persona: Prishje e qetësisë publike dhe pengim i qarkullimit
- 13:10 Trump kërcënon me tarifa shtesë për vendet evropiane
- 12:55 “Rama n’burg, Berisha n’burg”, Berisha komenton thirrjet ndaj tij në protestë: Janë mjeranë
- 12:12 Rama shpërndan pamjet! Reagon për Banjat e Bënjës: Histeri digjitale dhe manipulim i realitetit
- 12:04 Erdogan nis sulmet para samitit të NATO-s
- 11:50 Luftë brenda elitës ruse? Arrestohet Ilia Traber, miku i vjetër i Putinit që konsiderohej i paprekshëm në Rusi