Deputeti ukrainas para Kuvendit: Kosova është Evropë
Deputeti ukrainas, Oleksiy Goncharenko deklaroi se Kosova është shtet i pavarur dhe se do të punojë për njohjen nga Ukraina.
Deklaratën, Goncharenko e dha gjatë fjalës së tij në Kuvendin e Kosovës këtë të enjte.
Ai nënvizoi se më 5 gusht ështe shprehur në Kuvendin e Ukrainës, që të njihet Kosova si shtet i pavarur.
“Unë mendoj që kjo duhet të bëhet sa më parë, sepse ju keni luftuar për lirinë e juaj, ju jeni një shtet i pavarur. Unë do të bëj çfarëdo që është në fuqinë time që t’ju ndihmoj me këtë. Dhe dua t’ju informoj se Kosova tani i ka edhe më të shumtë miqtë. Në parlamentin ukrainas kemi organizuar një kauzë për miqtë e Kosovës dhe unë kam nderin që të jem kryetari i kësaj kauze. Dhe mund të llogaritni në ne në çdo moment.
Dhe do të bëjmë çfarë do që është e mundur që t’ju ndihmojmë që të ecim kësaj rruge së bashku me ju. Edhe si anëtar të Parlamentit të Këshillit të Evropës, si zëvendës president i Komisionit për Refugjatët dhe Migrim në Këshillin e Evropës dua t’ju siguroj që unë aty do të bëj çfarëdo që është e mundur që të mbështes Kosovën për t’u bërë anëtare e Këshillit të Evropës me të drejta e plota sa më parë që është e mundur. Kosova është Evropa, unë besoj në këtë”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
Detaje të reja nga ngjarja në Podujevë, katër të plagosurit raportohen jashtë rrezikut për jetën
Të shtëna me armë në qendër të Podujevës, 3 të plagosur
Lojërat Mesdhetare, Kosova: Franca ndër aleatet kryesore në organizimin e ngjarjes sportive
- 18:27 Një fosil i rrallë dinosauri nga Antarktida gjendet i fshehur në një sirtar
- 18:21 Rama flet për DW: Nuk më japin mua dot leksione për bukurinë, dorëheqja ime nuk është opsion
- 18:18 Santi Cazorla pensionohet nga futbolli në moshën 41-vjeçare
- 17:59 Sulm me bombë në një kafene në Damask, 5 viktima dhe 16 të plagosur
- 17:52 “Flota fantazmë” e Putinit në aksion! Si u spiunuan bazat bërthamore të Europës
- 17:52 Bisedimet e sigurisë të udhëhequra nga SHBA në Bahrein, reagon Irani: Asgjë më shumë se një performancë