Hoti-Vuçiç më 7 shtator në Bruksel, diskutojnë për minoritetin dhe pronat

2 Shtator 2020 | 12:26

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian, do të vijojë të me 7 shtator në nivelin më të lartë politik, ndërsa një ditë para do të zhvillohet takimi i katërt i nivelit teknik.

Mbajtja e këtyre takimeve që ishin njoftuar më parë u konfirmua nga zëdhënësi për çështjet e jashtme dhe ato të sigurisë, Peter Stano.

“Dialogu po vijon dhe po përparon. Konfirmoj se të hënën që vjen, Përfaqësuesi i Lartë Josep Borrell dhe Përfaqësuesi i posaçëm i BE-së Miroslav Lajcak do të presin Presidentin serb Aleksandër Vuçiç dhe Kryeministrin e Kosovës Avdullah Hoti për një takim tjetër në kuadër të Dialogut që ndërmjetësohet nga BE, fizikisht, në Bruksel.”

Stano shtoi se takimi i nivelit më të lartë do të adresojë vetëm çështjet e marrëveshjeve për komunitetin serb dhe atë të marrëveshjeve për pretendimet financiare dhe ato të pronave nga të dyja palët.

Ai sqaroi se ndërkohë në Bruksel, para takimit të radhës Hoti-Vuçiç, delegacionet e ekspertëve nga Kosova dhe Serbia do të vijojnë me bisedimet në nivel teknik për çështjet e diskutuara në takimet e mëparshme, ato të personave të zhdukur dhe të zhvendosur, dhe bashkëpunimin ekonomik.

Bisedimet zhvillohen në kuadër të Dialogut që synon arritjen e një marrëveshjeje gjithpërfshirëse për normalizimin e mardhënieve mes dy vendeve aspirante për anëtarësim në BE. Zyrtarët e Brukselit synojnë që takimet në nivel teknik të mbahen të paktën një herë në javë ndërsa ato në nivelin më të lartë politik dy herë në muaj.

Takimi i radhës në Bruksel të hënën me 7 shtator do të mbahet menjëherë pas atij në Uashington ku delegacionet nga Kosova dhe Serbia pritet të takohen me 4 shtator, në praninë e Presidentit Donald Trump dhe me ndërmjetësimin e të dërguarit të tij të posaçëm Richard Grennell.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026