Polonia s’heq dorë nga dëmshpërblimet e luftës: Gjermania dikur si Rusia sot
Kryeministri polak Mateusz Morawiecki, në një intervistë për të përditshmen gjermane “Bild”, përsëriti kërkesën e Varshavës për dëmshpërblime të luftës nga Gjermania, për shkak të shkatërrimeve gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Në intervistë, Morawiecki e krahasoi Gjermaninë e dikurshme me Rusinë e sotme dhe agresionin e saj kundër Ukrainës.
“Mirëqenia, pasuria juaj, të paktën pjesërisht, bazohet në vjedhjen e shtëpive, fabrikave, pronave polake. Paraardhësit tuaj janë përgjegjës për ato krime të së kaluarës”, i tha Morawiecki brezit të pasluftës në Gjermani.
Ai shtoi se pasardhësit duhet ta marrin atë përgjegjësi, sepse nëse kjo nuk bëhet, atëherë nuk do të jetë e mundur të kërkohet përgjegjësi nga Rusia për krimet që ushtria e Putinit po i kryen në Ukrainë.
“Kjo është arsyeja pse unë pyes gjermanët: a dëshironi që Rusia të kalojë pa ndëshkim, pa kompensim për fqinjët e saj pas kësaj lufte? Unë mendoj se shumica e gjermanëve nuk e duan këtë”, tha kryeministri polak.
Ai u kërkoi gjermanëve të marrin përgjegjësinë për krimet dhe vrasjet masive të kryera në Poloni gjatë Luftës së Dytë Botërore.
LEXONI GJITHASHTU:
Bashkimi Evropian propozon zgjerimin e tregut të karbonit për fluturime
Pas valës vdekjeprurëse të të nxehtit, Franca goditet nga moti i keq! Humbasin jetën 3 persona (VIDEO)
Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
- 13:39 Ministrja serbe për Kosovën: Duhej të përdorja termin “deportim“, Sveçla është terrorist!
- 13:35 Kryeministri hungarez kërkon nga BE-ja rimbursimin e gjobave për emigracionin
- 13:27 Andy Burnham emërohet zyrtarisht udhëheqësi i ri i Partisë Laburiste
- 13:24 Bashkimi Evropian propozon zgjerimin e tregut të karbonit për fluturime
- 13:21 Netflix zbulon shifrën: Rreth 300 produksione kanë përdorur Inteligjencën Artificiale në vitin 2026
- 13:02 “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Programi më ambicioz i qeverisë për bizneset e vogla