Vendi me më shumë vrasje në BE, Letonia në krye, Luksemburgu rekord pozitiv

2 Shtator 2020 | 12:44

Letonia është vendi me numrin më të lartë të vrasjeve në Bashkimin Evropian, ndërsa vendi me përqindjen me të ulët është Luksemburgu. Statistikat janë publikuar nga Eurostat dhe bëhet fjalë për të dhënat e vitit 2016 dhe 2017.

Për këtë vit në të gjithë BE, ka pasur 3 124 persona të vdekur nga sulmet me armë. 312 më pak se një vit më parë dhe 901 më pak se sa vrasjet e vitit 2011. Shumica prej 65% e vrasjeve janë meshkuj.

Për vitin 2017, mes anëtarëve të BE-së, Letonia ishte vendi me përqindjen më të lartë të vrasjeve me 3.8 për 100 mijë banorë.

 Assault related deaths national 1

Dy vendet e tjera baltike, Lituania dhe Estonia vijnë më pas me 2.8 dhe 2.3 vrasje për 100 mijë banorë. Më pas vijnë Malta dhe Rumania, të renditura të katërt dhe të pestë me 1.6 dhe 1.5 vrasje për 100 mijë banorë.

Ndërsa vendi me për qindjen më të ulët është Luksemburg, me 0.2 vrasje për 100 mijë banorë, e ndjekur nga Gjermania dhe Irlanda me nga 0.4 vrasje. Më pas vijnë Franca, Italia dhe Sllovakia.

Por, ku vjen puna për rajone të veçanta, Mayotte dhe French Guiana janë më të prekura nga vrasjet pasi numërojnë 5.3 dhe 4.3 vrasje për 100 mijë banorë në vit. Më pas vjen Madeira në Portugali e cila ka regjistruar 3.4 vdekje për 100 mijë banorë.

Assault related deaths regional 1

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona

Katër persona humbën jetën të enjten pas një aksidenti të një aeroplani të vogël pranë qytetit Medulin në Istria, në bregdetin e Kroacisë. “Sipas informacionit që...
14:50 | 04/06/2026

11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik

Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës së kaluar si pjesë e Misionit të Patrullimit Ajror Baltik të NATO-s, tha të enjten zëdhënësi...
14:27 | 04/06/2026

11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë

Njëmbëdhjetë shtete anëtare të BE-së i kanë kërkuar Komisionit Evropian të vendosë kufizime më të rrepta dhe detyruese për vizat Shengen për qytetarët rusë, duke...
14:22 | 04/06/2026