Elon Musk blen Twitter-in për 44 miliardë dollarë

28 Tetor 2022 | 07:25

Njeriu më i pasur në botë, Elon Musk, ka përfunduar blerjen e Twitter prej 44 miliardë dollarësh, sipas mediave amerikane dhe një investitori në firmë.

Ai shkroi në Twitter “zogu është liruar”, në një referencë të dukshme për mbylljen e marrëveshjes. Një numër drejtuesish të lartë, duke përfshirë shefin, Parag Agrawal, thuhet se janë shkarkuar.

Twitter nuk e ka konfirmuar ende blerjen, por një investitor në kompani i tha BBC-së se marrëveshja ishte përfunduar.

Shefi ekzekutiv i kompanisë, Agrawal, zyrtari kryesor financiar Ned Segal dhe drejtuesi më i lartë ligjor dhe politik i firmës, Vijaya Gadde, nuk janë më me kompaninë, sipas raporteve të mediave amerikane. Agrawal dhe Segal u shoqëruan nga selia e Twitter në San Francisko pas mbylljes së marrëveshjes, njoftoi agjencia e lajmeve Reuters.

Bashkëthemeluesi i Twitter, Biz Stone falënderoi Agrawal, Segal dhe zonjën Gadde për “kontributin e tyre kolektiv” në biznes.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Italia drejt energjisë bërthamore, Dhoma e Deputetëve miraton ligjin, reaktorët e parë gati në vitet 2034-2035

Italia ka hedhur një hap të rëndësishëm drejt rikthimit të energjisë bërthamore. Dhoma e Deputetëve miratoi ligjin kuadër që i hap rrugën qeverisë të hartojë...
22:39 | 04/06/2026

Zelensky: Ju nuk do ta keni Donetskun, dhe ne do të jemi të pavarur

Zelensky përsëriti se Rusia nuk do ta pushtojë Donetskun dhe Ukraina do ta ruajë pavarësinë e saj “Ju i shtyni rregullisht, çdo disa muaj, afatet...
22:37 | 04/06/2026

Putin: Një armëpushim nuk është i nevojshëm për negociatat e paqes

Një armëpushim nuk është i nevojshëm për të filluar negociatat për t’i dhënë fund konfliktit në Ukrainë, tha presidenti rus Vladimir Putin. “Nuk ka nevojë...
22:36 | 04/06/2026