Biden për deklaratën e Putin: Pse flet për armë bërthamore nëse s’do i përdorë?

28 Tetor 2022 | 08:47

Presidenti i SHBA, Joe Biden shprehu skepticizëm në lidhje me deklaratën e homologut rus, Vladimir Putin se ai nuk kishte ndërmend të përdorte armë bërthamore në Ukrainë.

“Nëse ai nuk ka qëllim, pse vazhdon të flasë për këtë? Pse po flet për aftësinë për të përdorur një armë taktike bërthamore?” tha Biden në një intervistë për NewsNation, shkruan Reuters.

“Ai ka qenë shumë i rrezikshëm në mënyrën se si i është qasur kësaj,” theksoi Biden.

Putin mohoi të enjten se kishte ndonjë qëllim për të përdorur armë bërthamore në Ukrainë.

Por e përshkroi konfliktin atje si pjesë e përpjekjeve të supozuara të Perëndimit për të siguruar dominim global, për të cilin ai këmbënguli se janë të destinuara të dështojnë.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

49 persona humbin jetën nga etja në shkretëtirën e Saharasë, kamioni që udhëtonin pësoi defekt

Të paktën 49 persona kanë humbur jetën nga etja pasi kamioni me të cilin udhëtonin u prish dhe ata mbetën të bllokuar për disa ditë...
17:01 | 05/06/2026

Finlanda bllokon blerjet e pronave të lidhura me kompani kineze

Autoritetet finlandeze kanë bllokuar një seri transaksionesh pronash të lidhura me një rrjet korporatash kineze, pasi vlerësuan se vendndodhjet e tyre mund të paraqesin rrezik...
16:39 | 05/06/2026

Turqia kërkon forcimin e tregtisë së lirë në takimin e OECD-së të mbajtur në Paris

Ministri turk i Tregtisë, Omer Bolat, bëri thirrje për forcimin e sistemit tregtar shumëpalësh të bazuar në rregulla gjatë Takimit Vjetor të Këshillit të Këshillit...
16:37 | 05/06/2026