Protestat për Zvërnecin, Rama: Është një luftë hibride. Po përdoret si armë nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit
Kryeministri Edi Rama në një intervistë Euronews ka folur lidhur me protestat në vend për projektin në Zvërnec. Ai u pyet lidhur me projektin prej 1.4 miliardë eurosh do të ndërtohet në një pjesë të ndjeshme ndaj mjedisit që është shtëpia e flamingove, fokave dhe breshkave të detit.
Ai e ka cilësuar këtë situatë si një luftë hibride dhe se vendi po sulmohet. Sipas tij kjo situatë po përdoret si armë nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit. Ai shtoi se po krijohet një fantazi se kryeministri Izraelit, Benjamin Netanyahu përmes dhëndrit të Donald Trump, Jared Kushner do të sjellin palestinezë në Shqipëri.
Pjesë nga intervista:
Edi Rama: Shqipëria është në një luftë hibride. Ne po sulmohemi. E kam parë përmes mediave ose përmes leximeve që ndodhte në vende të tjera, në rrethana të tjera, por tani po e shoh në vendin tim.
Euronews: Nga kush?
Edi Rama: Forca të ndryshme që e sollën këtë, që në ditën e parë kur nisi kjo luftë. Kjo luftë hibride nisi. Nuk po flas për protestat, po flas për një luftë hibride, sepse protestat janë pjesë e saj, por janë pjesë e saj në kuptimin që kushdo që është i përfshirë në këtë luftë po përdor ndjenjat e disa njerëzve qëllimmirë për mjedisin.
Euronews: Pra, kjo po armatoset si një projekt ndërtimi i pasurive të paluajtshme?
Edi Rama: Po armatoset në shkallë të gjerë, jo si një projekt ndërtimi i pasurive të paluajtshme. Po armatoset nga armiqtë e Shqipërisë dhe të Izraelit, sepse ka një narrativë në të, në të gjithë këtë gjë se bëhet fjalë për një marrëveshje të fshehtë mes, dhe Netanyahut përmes Jared Kushner për të sjellë palestinezët në atë pjesë të Shqipërisë, gjë që është një fantazi e plotë.
Karamuço: Rama mori pistoletë dhuratë nga Erdogan, mbetet për t’u parë si do ta sjellë në Shqipëri
Ina Zhupa: 4.2 mln euro për koncertin e Kanye West, akti normativ antikushtetues
Dita e 39-të, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 09:27 Sulmet amerikane në Iran, vriten 14 persona dhe plagosen 78 të tjerë
- 09:22 Rama për median italiane: S’kam frikë nga turmat, histeria dixhitale krijon një imazh të rremë të Shqipërisë
- 08:38 Irani: Trump një kriminel dhe vrasës
- 08:20 Garda Revolucionare: SHBA goditi urat drejt Mashhadit, vendit ku do të varroset Khamenei
- 08:19 Farage dhe Le Pen bëjnë të njëjtën thirrje sfiduese: Vetëm populli mund të na gjykojë
- 08:15 Akuzat për sulm seksual fundosin fushatën e kandidatit të mbështetur nga Sanders dhe Warren