Pas lirimit nga burgu, Elsa Lila rikthehet në Festivalin e Këngës në RTSH

28 Tetor 2022 | 11:39

Ka përfunduar përzgjedhja e 26 këngëve pjesëmarrëse për edicionin 61-të të Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar.

26 artistë 10 prej të cilëve kanë qenë dhe më parë pjesëmarrës të këtij festivali, do të konkurrojnë për vendin fitues dhe që më pas do të përfaqësojë vendin tonë në “Eurovision Song Contest 2023” që do të zhvillohet në Britaninë e Madhe.

Ajo që vihet re në listën e publikuar nga RTSH është dhe këngëtarja njohur Elsa Lila, e cila do të performojë me këngën Evita.

Lila kohët e fundit ka qenë mjaft e përfolur pasi u arrestua në Itali për trafik droge. Aktualisht ajo është e lirë dhe tashmë pas shumë kohësh duket se i është rikthyer dhe muzikës.

Ndërkohë mes këngëtarëve është dhe Fifi, Rovena Dilo, Rezearta Smaja dhe Manjola Nallbani.

Më poshtë lista e plotë me artisët dhe këngët pjesëmarrëse në Festivalin e Këngës në RTSH: 

 Artisti                                                     Kënga

  1. 2 Farm                                             Atomike
  2. Alban Kondi & Lorela Karoshi        Melodi
  3. Albina Kelmendi                             Duje
  4. Anduel Kovaçi                                Malli
  5. Arsi Bako                                        Sonte dua të jem me ty
  6. Melodajna Mancaku                      Gjysma e zemrës sime
  7. Elsa Lila                                          Evita
  8. Enxhi Nasufi                                  Burrë
  9. Erma Mici                                      Kozmosi i dashurisë
  10. Evi Reçi                                          Ma kthe
  11. Fabian Basha                                 Një gotë
  12. Fifi                                                 Stop
  13. Franc Koruni                                 Në pritje
  14. Genti Hoxha                                 Ajër
  15. Gjergj Kaçinari                              Dje
  16. Luna Causholli                             Jetën ta fal
  17. LYNX                                            Nëse ke besim
  18. Manjola Nallbani                         Dua
  19. Permit of Stay                              Fobia
  20. Petrit Çarkaxhiu                           Emri yt mirësi
  21. Rezearta Smaja                            N’Eden
  22. Rovena Dilo                                 Motit
  23. Sara Kapo                                    Para teje
  24. Serxhio Hajdini                            Vështirë
  25. Urban Band                                 Në çdo hap
  26. Vanesa Sono                                Aroma jonë

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026