Dialogu me Serbinë, Ramush Haradinaj: Besimi te aleatët amerikanë është i plotë

2 Shtator 2020 | 17:50

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka deklaruar sot se takimi në Shtëpinë e Bardhë më 4 shtator, do të jetë një hap para për Kosovën.

“Ne besojmë fuqishëm se takimi në Shtëpinë e Bardhë, do të jetë një hap para për Kosovën. Besimi jonë në aleatët amerikanë është i plotë”, thekson Haradinaj.

Ai këto komente i bëri gjatë një takimi me kryetarët e degëve të Aleancës nga e tërë Kosova, të cilët i ka njoftuar për zhvillimet rreth çështjes së procesit të dialogut në Uashington me palën serbe.

Temë tjetër ku u përqendrua biseda ishte rreth zgjedhjeve të parakohshme brenda AAK-së, por edhe tek pamundësia për grumbullimin e njerëzve për shkak të pandemisë së Covid-19. 

“Biseduam po ashtu rreth zgjedhjeve të parakohshme brenda partisë dhe për shkak të pamundësisë për grumbullimin e njerëzve, u dakorduam t’i propozojmë Këshillit Drejtues që në respekt të vendimeve të qeverisë për masat kundër pandemisë, strukturat ekzistuese të vazhdojnë funksionimin deri në afatin e rregullt zgjedhor sipas Statutit të Aleancës”, thekson ish-kryeministri i Kosovës.

Takimi në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë është parë si tregues pozitiv për normalizimin e marrëdhënieve mes dy shteteve.

Ky proces nuk po kalon pa u kritikuar nga ana e opozitës, e cila ka deklaruar se pala negociatore e Kosovës nuk është përgatitur mjaftueshëm për të vijuar diskutimin me palën serbe.Nga ana tjetër, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç takimin e 4 shtatorit e ka cilësuar si takim të vështirë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026