Arrestohet biznesmeni maltez si implikuar në atentatin me bombë ndaj gazetares
Mbi biznesmenin e njohur në Maltë Yorgeb Fenech, rëndojnë akuzat për “komplot për vrasje” si dhe “pjesëmarrje në grup kriminal” pas arrestimit të tij gjatë së shtunës mbi rastin e gazetares Daphne Caruana Galizia.
Fenech i është përgjigjur akuzave duke thënë se është “i pafajshëm”.
Arrestimi i tij vjen pas një zvarritje të gjatë të hetimeve që nga tetori I 2017-s, pas vendosjes së eksplozivit në makinën e gazetares.
Lidhjet e biznesmenit me zyrtarët e lartë të shtetit e kanë çuar vendin drejt një krize politike, teksa disa ministra kanë dhënë dhe dorëheqjen.
Ministri i Turizmit dha dorëheqjen ndërsa Ministri i Ekonomisë u vetëpezullua në sajë të hetimeve.
Më herët u arrestua dhe Shefi i Kabinetit të kryeministri, por më pas është lënë i lirë.
Mijëra protestues kanë dalë në rrugë ditën e premte për të kërkuar dorëheqjen e Kryeministrit. Muscat ka thënë se planifikon të japë dorëheqjen.
Zvarritja e hetimeve të vrasjes së gazetares ka ngritur pikëpyetje për gjendjen e shtetit ligjor në Maltë.
Të dielën, Ministri i Drejtësisë u shpreh se “ky krim do të dalë para ligjit” duke dashur të mbrojë shtetin ligjor në vend.
Ai tha se hetimet për vrasjen janë ende duke vazhduar.
Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut: Negociatat Liban-Izrael janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta