Takimi në Uashington, Engel: Dokumenti përfundimtar të çojë në njohjen e Kosovës

3 Shtator 2020 | 08:50

Nisin sot në Uashington takimet dypalëshe mes delegacionit të Kosovës  dhe keshilltarit per siguri, Robert O’Brien dhe Richard Grenell.

Ky  takim i paraprinë takimit trepalësh të 4 shtatorit edhe me delegacionin serb ku në qendër të diskutimeve është dialogu Prishtinë-Beograd.

Pak para takimit Këshilltari amerikan për Siguri Kombëtare, Robert O’Brien, ka thënë se diskutimet e kësaj jave në Shtëpinë e Bardhë, mes përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë, do të çojnë përpara paqen përmes bashkëpunimit ekonomik.

Përmes një postimi në rrjetin social, Twitter, O’Brien shprehet se mezi pret të takojë të enjten kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçic.

Lidhur me këtë takim ka reaguar edhe Udhëheqësi i Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë në Dhomën e Përfaqësuesve, Eliot Engel, i cili eshte shprehur se rikthimi i dialogut këtë javë në Uashington mes Kosovës dhe Serbisë është hap pozitiv, ndonëse ka përmendur se zgjidhja përfundimtare duhet të përfshijë disa parime kyçe.

Teksa ka përmendur se konflikti në mes të këtyre dy shteteve ka zgjatur shumë dhe ka dëmtuar jetët e shumë personave, Engel shton se dokumenti përfundimtar duhet të çojë drejt njohjes reciproke nga Kosova dhe Serbia.

Ky takim, midis Kosovës dhe Serbisë, është i dyti i thirrur nga Uashingtoni.

 

Lexoni gjithashtu:

Dialogu me Serbinë, Ramush Haradinaj: Besimi te aleatët amerikanë është i plotë

Dialogu Kosovë-Serbi, Besnik Tahiri: Delegacioni kosovar është unik dhe i përgatitur

Hoti-Vuçiç më 7 shtator në Bruksel, diskutojnë për minoritetin dhe pronat

Kryeministri Hoti në Uashington, njofton takim me Mike Pompeo dhe zyrtarë të tjerë

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026