‘Hodhi poshtë çdo ide të paraqitur nga amerikanët’, Grenell: Kurti refuzon gjithçka
Ish-i dërguari i ish-presidentit amerikan Donald Trump për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Richard Grenell, tha se kryeministri i Kosovës Albin Kurti “hodhi poshtë çdo ide të paraqitur nga amerikanët” lidhur me marrëveshjen për targat me Serbinë.
“Nuk ka rëndësi nëse propozimi ka ardhur nga republikanët apo demokratët, Kurti refuzon gjithçka. Kushdo që ka marrë pjesë në bisedime e di se kjo është e vërteta”, tha Grenell për “Pavlovic Today”, shkruan Euroneës Serbia.
Grenell shtoi se ekipi i Biden vetëm tani po e kupton këtë sepse “Shtëpia e Bardhë e Bidenit nuk i ka kushtuar vëmendje rajonit të Ballkanit”.
Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, tha të premten për “Pavlovic Today” se është i zhgënjyer dhe i shqetësuar për vendimin e Prishtinës për të riregjistruar automjetet me targa RKS.
Blinken ka theksuar se SHBA-të së bashku me Bashkimin Evropian po i bëjnë thirrje qeverisë në Prishtinë që të shtyjë afatin për kalimin në targa të reja, i cili skadon më 31 tetor.
LEXONI GJITHASHTU:
- Qeveria e Kosovës ‘zbut’ vendimin për targat
- ‘Të zhgënjyer me Kosovën’, SHBA reagon për mosshtyrjen e afatit të targave
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta