Ukraina thirrje Iranit: Mjaft dërguat armë në Rusi
Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, ka thënë se i ka kërkuar Teheranit të ndalojë ofrimin e armëve Rusisë në një bisedë telefonike me homologun e tij iranian Hossein Amirabdollahian.
Zyrtarët ukrainas dhe aleatët e tyre perëndimorë e kanë akuzuar Iranin se i ka ofruar Rusisë të ashtuquajturat drone “kamikaze” , të cilët kohët e fundit janë përdorur me efekt shkatërrues nga forcat e Moskës në sulmet që synojnë infrastrukturën ukrainase, shkruan Al Jazeera.
Irani ka mohuar ashpër se ka dërguar ndonjë armatim, duke përfshirë dronë , në Rusi.
“Sot mora një telefonatë nga ministri i jashtëm iranian Hossein Amir Abdollahian”, shkroi Kuleba në një postim në Twitter të premten vonë.
“Kërkova nga Irani që menjëherë të ndalojë fluksin e armëve drejt Rusisë, të përdorura për të vrarë civilë dhe për të shkatërruar infrastrukturën kritike në Ukrainë”, shkroi ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq