E gënjeu për moshën, arrestohet i riu që kreu marrëdhënie me 13-vjeçaren

29 Tetor 2022 | 14:11

Policia e Pogradecit ka arrestuar sot 23-vjeçarin me iniciale H. P pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një 13-vjeçare.

Euronews Albania mëson se vajza është shoqëruar me dëshirën e saj me djalin, ndërkohë që në komisiariat ka deklaruar se e ka gënjyer për moshën të riun nga fshati Buçimas, dhe nuk i ka treguar se ishte 13 vjeç.

Vajza nuk ka pretetenduar për marrëdhënie me forcë, por me dëshirën e saj, edhe pse kemi në këtë rast elementë penalë të marrëdhënieve me të mitura.

Ata kishin folur disa ditë në Facebook dhe dje ishin takuar për herë të parë, ku kanë kryer edhe marrëdhënie seksuale.

Ka qenë familja e vajzës ajo që ka bërë denoncimin në polici, pasi nuk po e gjenin 13-vjeçaren teksa ishte nën shoqërinë e të riut.

Të rinjtë janë gjetur bashkë jashtë qytetit në një automjet.

Familja dhe vajza jetojnë në Greqi prej më shumë se 3 vitesh.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026