Sa kushtoi dasma e mbretit Zog, Bido: ‘Mercedezi’ i dhuruar nga Hitleri bëri bujë

29 Tetor 2022 | 14:36

Ardit Bido, drejtor i Arkivave të Shqipërisë zbuloi në Euronews Albania disa detaje interesante nga martesa e mbretit Zog me mbretëreshën Geraldinë, sipas dokumenteve të ekspozuara për nder të mbretëreshës.

Bido tha se dasma e mbretit Zog nuk ka qenë një dasmë superluksoze, por bëri shumë bujë në Tiranën e kohës, që ishte vetëm një fshat i madh.

“Janë edhe dokumentet që flasin për shpenzime nga buxheti i shtetit, nuk më kujtohet shifra, dokumenti vetë flet më mirë, nga formati, serioziteti dhe kontrolli që bëhej për shpenzime publike. Nuk ka qenë një dasmë superluksoze diçka që për Tiranën ishte luksoze dhe super e kushtueshme kur Tirana kohës ishte një fshat. Bëri bujë fakti që kishte një ballo, që kishte kamera ndërkohë që kamerat ishin diçka e zakonshme në vendet e tjera të Evropës. Bëri bujë ‘Mercedezi’ i famshëm i dhuruar nga Hitleri ndërkohë që në vendet e tjera ishte normale. Edhe po të thoshim shifrën, është relative, por shumë për Tiranën e kohës”, tregoi Bido.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026