Skadon sot mandati i presidentit libanez, nuk ka pasardhës

30 Tetor 2022 | 09:54

Presidenti i Libanit në largim, Michel Aoun tha të shtunën se vendi mund të rrëshqasë në kaos kushtetues sepse pasardhësi i tij nuk është emëruar dhe kabineti tashmë po punon nën një mandat teknik.

Ai i tha Reuters se një lëvizje politike për të zgjidhur krizën kushtetuese ishte e mundur në orët e ardhshme, por tha se nuk kishte një vendim përfundimtar se çfarë mund të sjellë kjo.

Dhëndri i tij Jibran Basil, të cilin SHBA e vendosi në listën e sanksioneve në vitin 2020 për shkak të korrupsionit të dyshuar, ka ambicie presidenciale, sipas agjencisë britanike.

Basil mohoi akuzat për korrupsion dhe Aoun tha se sanksionet nuk janë pengesë që ky politikan të jetë kandidat për president.

“Pasi ai të zgjidhet president, sanksionet do të hiqen,” tha Aoun, pa dhënë detaje.

Michel Aoun duhet të largohet sot nga pallati presidencial, pas përfundimit të mandatit të tij gjashtëvjeçar, por përmes katër raundeve të seancave zgjedhore në parlament, asnjë kandidat nuk arriti të sigurojë shumicën e votave.

Pas zgjedhjeve të majit, parlamenti është më i ndarë se kurrë dhe blloqet politike nuk kanë arritur deri më tani një konsensus për një kandidat që do të pasonte Aoun.

Libani ka pasur një qeveri kalimtare të kryesuar nga Najib Mikati që nga maji dhe vendi po zhytet gjithnjë e më thellë në një krizë financiare.

Për shkak të trazirave ekonomike dhe politike, varfëria u rrit dhe sistemi financiar u paralizua.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026