“Studentët nuk mund të ndëshkohen nga qeveria”, Karabina: Diploma s’mund të privohet

30 Tetor 2022 | 16:59

Ish ministrja e arsimit Mirela Karabina, teksa komentoi deklaratën e kryeministrit Edi Rama, për financimet për studentët ekselentë, u shpreh se kreu i qeverisë nuk ka të drejtë që të mos u jap studentëve diplomën.

Në një intervistë për Euronews Albania, Karabina theksoi se studentët nuk mund të ndëshkohen nga qeveria.

“Rama nuk ka të drejtë që të mos u jap studentëve diplomën, kjo është një shkelje e së drejtës së tyre për t’u diplomuar. Diploma nuk mund të privohet”- theksoi Karabina.

Më tej ajo u shpreh studentëve nuk u është ofruar arsimim cilësor, ndërsa shtoi se këto të fundit nuk janë mbështetur nga shteti ashtu siç duhet.

“Ne nuk u kemi ofruar studentëve një arsimim të mirë, një arsimim cilësor. Studentët nuk mbështeten nga shteti ashtu siç duhet të mbështeten. Studentët nuk kanë kushte, kanë mungesë ambienti, laboratorësh dhe kjo ka ndikuar në aftësimin e tyre. Qeveria është në borxh me studentët. Nuk kemi shpresë se do të kemi një mirë arsimim. Studentët nuk kanë përfituar statusin e të qenurit studentë. Nuk kanë as abone studenti”- tha ajo.

Qeveria nuk do të financojë më studentët ekselentë për të studiuar jashtë vendit. Në një takim me maturantët me mesatare 10 absolute, të cilët morën medalje ari, Rama u ka bërë me dije që mbështetje do u japin vetëm ekselentëve që do të vazhdojnë shkollimin në Shqipëri. Rama tha se financimi do jetë për nga 200 deri në 400 studentë, të cilët në momentin që futen në sistemin e financimit do u ndalohet marrja e diplomës për tre vite, si në degën e mjekësisë, degët prioritare apo edhe degë të tjera.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026