A e mbështet Spanja propozimin francez për liberalizimin e vizave për Kosovën?

31 Tetor 2022 | 10:04

Autoritetet në Spanjë as nuk e kanë pohuar dhe as mohuar qëndrimin e tyre në lidhje me propozimin e Francës për liberalizimin e vizave të qytetarëve të Kosovës.

Ministria e Punëve të Jashtme të Spanjës tha për SchengenVisaInfo.com se qëndrimi i shteteve të ndryshme anëtare të Bashkimit Evropian lidhur me heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës do të specifikohet në takimin e radhës të grupit punues të Këshillit të Bashkimit Evropian që do të mbahet vonë.

Takimi pritet të mbahet në nëntor ose në fillim të dhjetorit të këtij viti.

“Tema sapo ka filluar të trajtohet në Bruksel dhe do të ndjekë procedurën e saj normale gjatë së cilës do të specifikohen qëndrimet e shteteve të ndryshme anëtare”, theksoi Elena Aljarilla, nga departamenti i shtypit i Ministrisë së Jashtme të Spanjës.

Procesi i liberalizimit të vizave për Kosovën është përfshirë për herë të parë në agjendën e takimit të Grupit Punues të Komisionit Evropian të mbajtur më 13 tetor të këtij viti si temë diskutimi.

Gjatë takimit u raportua se autoritetet franceze shpalosën propozimin që ky proces të lidhet me funksionalizimin e ETIAS dhe se të paktën katër anëtarë të BE-së e mbështetën një ide të tillë: Belgjika, Suedia, Holanda dhe Spanja.

Procesi i liberalizimit të vizave për Kosovën filloi më 19 shkurt 2012. Në vitin 2018, Komisioni Evropian vlerësoi se vendi i plotësoi dy kërkesat e fundit që procesi të përfundojë: ratifikimi i marrëveshjes për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi dhe një histori të fortë në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

Që nga viti 2018, Komisioni i Bashkimit Evropian ka kërkuar vazhdimisht që të liberalizohen vizat për qytetarët e Kosovës; megjithatë, procesi i shumëkërkuar ende nuk është finalizuar.

Së fundmi, presidenti i Serbisë ka thënë se Serbia mbështet heqjen e vizave për Kosovën.

Komentet e Vuçiqiç erdhën pas deklaratav e të Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von Der Leyen, gjatë takimit të mbajtur me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, në të cilën presidentja e KE-së theksoi se Kosova e meriton liberalizimin e vizave, duke shtuar se BE-ja do të përpiqet të bindë të gjithë.

“Kosova e meriton liberalizimin e vizave. Tani e kemi rikonfirmuar se i keni plotësuar të gjitha kriteret. Detyra jonë tani është të bindim të gjithë Këshillin Evropian – shumica prej tyre tashmë janë në anën tuaj”, theksoi Von der Leyen në këtë drejtim.

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, në fillim të këtij muaji ka konfirmuar se në mbledhjen e radhës të Grupit Punues të Bashkimit Evropian do të votohet në Parlamentin Evropian për heqjen e vizave për kosovarët.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026