Facebook ndalon reklamat politike, nuk do t’i lejojë një javë para zgjedhjeve presidenciale në SHBA

4 Shtator 2020 | 10:04

Facebook bën me dije se një javë para zhvillimit të zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), që zhvillohen në 3 nëntor, do të ndalojë të gjitha reklamat politike.

Shefi i gjigandit të rrjeteve sociale Mark Zuckerberg shprehet se kjo lëvizje është pjesë e nismës për të nxitur votimin, të reduktohet dezinformimi dhe trazirat sociale pas zgjedhjeve.

Rrjeti gjithashtu tha se po krijonte një etiketë (hashtag) për postimet nga kandidatët ose fushatat që përpiqen të pretendojnë fitoren para se rezultatet e zgjedhjeve të jenë zyrtare.

Zuckerberg shkroi në një postim në Facebook duke njoftuar ndryshimet për të cilat ishte i shqetësuar në lidhje me sfidat që votuesit do të përballen për shkak të pandemisë së koronavirusit, e cila ka nxitur një rritje të votimit me postë.

Nga rrjeti do të hiqen të gjitha postimet që përmbajnë dezinformacion mbi COVID-19 dhe votimin, të cilat sipas Zuckerberg mund të përdoren për të frikësuar njerëzit duke i larguar nga e drejta e votës.

Muajin e kaluar Facebook prezantoi “Qendrën e Informimit” e cila i drejton përdoruesit të marrin informacione të përditësuar  mbi zgjedhjet nga burime të verifikuara.

Kompania është përballur gjithashtu me reagime të ashpra për etiketimin dhe postimet e kontrollit të fakteve nga Presidenti Donald Trump, të cilat kanë sugjeruar që fletëvotimet me postë do të çonin në zgjedhje “mashtruese” dhe “të manipuluara”.

“Këto ndryshime pasqyrojnë atë që kemi mësuar nga puna jonë e gjatë katër viteve të fundit dhe bisedat që kemi pasur me ekspertët e të drejtave të votimit dhe auditorët tanë të të drejtave civile,” tha Zuckerberg.

Ai shtoi se Facebook “po vinte re gjithnjë e më shumë përpjekje për të minuar legjitimitetin e zgjedhjeve brenda kufijve ” përveç fushatave të ndikimit të huaj, si ajo që agjencitë e inteligjencës amerikane e përcaktuan si ndërhyrja ruse në zgjedhjet e 2016 çka Moska e ka mohuar.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit

Mbi 100 gra në Spanjë janë diagnostikuar me një formë të rrallë kanceri që është lidhur me implantet e gjirit. Autoritetet shëndetësore kanë konfirmuar 111...
19:28 | 04/06/2026

Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit

Deklaratat pro-Ukrainës të Sekretarit të Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio, tregojnë se ajo që Rusia e quajti “lufta e Bidenit” tani është shndërruar në “luftën...
19:10 | 04/06/2026

Të fshehur brenda kamionit cisternë, gjenden 30 emigrantë në Turqi! Një i arrestuar

Tridhjetë emigrantë u zbuluan nga policia turke në rezervuarin bosh të një kamioni cisternë në juglindje të vendit, pranë kufirit me Iranin. Një video e postuar në X nga policia...
18:24 | 04/06/2026