Lihet në burg Fatjon Murataj, u arrestua teksa shoqërohej me Indrit Doklen
Gjykata e Apelit Tiranë ka lënë në fuqi masën e “arrestit me burg” për Fatjon Muratajn, lidhur me armët e zbuluara në korrik.
Ky i fundit ishte shpallur në kerkim dhe u arrestua në praninë e Endrit Dokles gjatë një kontrolli rutinë nga policia.
Pasditen e 9 tetorit, Endrit Dokle lëvizte me një Mercedes-Benz S-class të blinduar me targa bullgare në bulevardin “ Migjeni ” në Tiranë bashkë me bashkëshorten dhe fëmijën e mitur.
Mjeti luksoz drejtohej nga Gentian Reçi ndërsa pasagjer në vendin e parë ishte Fatjon Murati, i shpallur në kërkim.
Kush është Fatjon Murati?
Fatjon Murati dyshohet se ka qenë një ndër personat që është kërkuar nga Prokuroria Kurbin për t’u marrë në pyetje lidhur me masakrën me tre të vrarë në Fushë-Krujë.
Nuk dihet nëse shpallja në kërkim ka lidhje të drejtpërdrejtë me ngjarjen e Fushë-Krujës. Po për të njëjtën ngjarje është pyetur edhe Indrit Dokle i cili ka deklaruar se nuk ka asnjë lidhje atentatin dhe më pas është lënë i lirë.
Në masakrën e Fushë-Krujës mbetën të vrarë Brilant Martinaj, Diklen Vata e Besmir Hoxha, të cilët u qëlluan me rreth 60 plumba kallashnikovi në makinën Volkswagen Passat, me të cilën po lëviznin drejt Laçit.
Nga breshëria e plumbave makina mori flakë.
Vetëm Vata mundi të dalë nga makina, por agresorët u rikthyen sërish dhe u siguruan të vdiste. Viktimat ishin me precedent kriminalë në fushën e krimeve ndaj personit, pjesëtarë te grupit kriminal të Ervis Martinajt.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta