Lukashenko akuzon të huajt, “Protestat në Bjellorusi po influencohen nga fqinjët tanë”

4 Shtator 2020 | 12:06

Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko ka deklaruar se fitorja e tij në zgjedhjet e 9 gushtit ishte legjitime, duke insistuar se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen. Ai ka akuzuar vendet e tjera se po nxisin protestat, për të cilat ka thënë se nuk duhet të zgjerohen përtej Minskut.

Lukashenko u shpreh se protestat në vend po ndikohen nga jashtë, duke cituar Poloninë, Çekinë, Lituaninë dhe Ukrainën si burim i influencës.

Duke folur në një takim me zyrtarët e rinj të caktuar në Minsk, Lukashenko tha se vendet fqinje dëshirojnë që rendi në Bjellorusi të bjerë.

“Ndikimi i huaj është i madh. Ai rrjedh nga Polonia, Çekia, Lituania dhe Ukraina. Ju e dëgjuat deklaratën e ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov. Ai foli hapur për atë që po ndodh në kufijtë tanë. Natyrisht, ne do të reagojmë ndaj çdo agresioni ndaj Bjellorusisë. Ajo që duhet të bëjmë është të mos lejojmë që në Minsk të ndizet zjarri, sepse gjithçka lind në kryeqytet dhe më pas përhapet në mbarë vendin”.

Lukashenko pretendon se ka siguruar një fitore dërrmuese në zgjedhjet presidenciale të 9 gushtit, por protestuesit thonë se ajo u arrit përmes manipulimit të votave, ndaj dhe prej më shumë se 3 javësh manifestojnë për të kërkuar largimin e tij.

Ndërkohë, trupat dhe tanket amerikane mbërrijnë të premten për një mision dymujor në Lituani, në kufirin me Bjellorusinë, edhe pse Uashingtoni ka deklaruar se lëvizja nuk është një mesazh për fqinjin e Rusisë.

 

Lexoni gjithashtu: 

Lukashenko paralajmëron gjakderdhje nëse opozita vjen në pushtet

Kriza në Bjellorusi, ministri i Jashtëm: Parandaluam përpjekjet për një revolucion të mundshëm

Kriza në Bjellorusi: Studentët braktisin auditoret për të protestuar në rrugë

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Hezbollahu sulmon trupat izraelite në Libanin jugor

Hezbollahu nisi sulme ndaj trupave izraelite që operojnë në Libanin jugor në ditën e parë të një armëpushimi të brishtë të ndërmjetësuar nga Shtetet e...
19:56 | 04/06/2026

Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit

Mbi 100 gra në Spanjë janë diagnostikuar me një formë të rrallë kanceri që është lidhur me implantet e gjirit. Autoritetet shëndetësore kanë konfirmuar 111...
19:28 | 04/06/2026

Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit

Deklaratat pro-Ukrainës të Sekretarit të Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio, tregojnë se ajo që Rusia e quajti “lufta e Bidenit” tani është shndërruar në “luftën...
19:10 | 04/06/2026