Paul Pogba humbet Botërorin për shkak të dëmtimit, francezi nuk ia del për në Katar
Futbollisti i Juventusit, Paul Pogba ka humbur zyrtarisht Kupen e Botës se ardhshme në Katar për shkak të lëndimit.
Mesfushori 29-vjeçar francez u rikthye te bardhezinjte në verë si një transferim i lirë, por ende nuk është paraqitur në një ndeshje zyrtare për skuadrën italiane, duke u përballur me një dëmtim në gju menjëherë pas mbërritjes së tij.
Pogba iu nënshtrua një operacioni të meniskut në fillim të shtatorit dhe që nga ajo kohë ka punuar ngadalë për rikuperimin e tij, por pësoi një pengesë gjatë stërvitjes në Continassa javën e kaluar, shkruan Sky Sports.
Pogba tani është përjashtuar nga Kupa e Botës e ardhshme në Katar, me Juventusin që ka njoftuar se ai do të duhet të vazhdojë rikuperimin e tij pas një radiografie në gju.
LEXONI GJITHASHTU
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet